Në fjalën e tij në gjykatë në gjykimin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti foli edhe për gjyqtarin Kalludra.
Kurti ia përmendi Kalludrës ndjekjen e thënieve të ish-liderit nazist gjerman Adolf Hitler.
Kurti e quajti Kalludrën “simpatizues të fashizmit”.
Mediat raportuan më herët se gjyqtari Beqir Kalludra shpërndau në rrjete sociale disa thënie të njerëzve të ndryshëm të njohur, ku ishte e përfshirë edhe një thënie e Hitlerit.
Në gjykimin e katër deputetëve për lotsjellësin në Kuvend, Albin Kurti arsyetoi veprimet e ndërmarra prej tij dhe deputetëve tjerë të opozitës para dy vjetësh.
“Vepra për të cilin akuzohemi nuk është vepër penale sepse këto veprime janë ndërmarrë si deputetë të Republikës së Kosovës, jo pse kemi të drejtë, por se kemi obligim”, tha Kurti.
Kurti tha se veprimet e deputetëve të atëhershëm të opozitës ishin të drejta.
“Se veprimi ynë ishte i drejtë, e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetues e cila e vërtetoi se ‘zajednica’ ishte në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Kurti.
Deputeti i Vetëvendosjes tregoi në gjykatë se cilat janë detyrat e një deputeti.
“Ne kishim të drejtë të mbronim kushtetutën por edhe obligim e jo vetëm liri. Këto elemente formësojnë rolin tonë si deputetë”, tha Kurti.
Ai deklaroi se “me gazin lotsjellës po e nxjerrim qeverinë nga istikamet e ‘zajednicës’”.
Kurti tha se personalisht ka qëndruar më së gjati në seancat ku është hedhur lotsjellësi.
“Askush asnjëherë nuk është alivanosur nga gazi lotsjellës. Unë kam qëndruar më së gjati në sallë kur është hedhur gazi lotsjellës”, tha Kurti.
Të dëmtuara të këtij procesi janë Blerta Deliu e Flora Brovina që më herët në gjykatë treguan vështirësitë që kishin nga lotsjellësi.
Kurti tha se me veprimet e veta opozita nuk ka dashur ta lëndojë askënd.
“Ne nuk kemi dashur ta lëndojmë askënd dhe as që kemi synuar të lëndojmë dikë psiqikisht apo fizikisht”, tha Kurti.
Ai foli edhe për kallëzimin penal që i ka bërë policisë kur u arrestua më 28 nëntor 2015.
“Kam bërë kallëzim penal për kidnapimin tim nga Policët e Kosovës por që prokuroria asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime për të ndjekur këtë rast”, tha Kurti.
Prokurori Valdet Gashi tha sot se është vërtetuar që Kurti ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet, por deputeti i Vetëvendosjes në fjalën e tij mohoi se pengoi personat zyrtarë në krye të detyrës.
“Nuk ekziston asnjë dëshmi e vetme se ne kemi përdorur forcë e lëre më kanosje serioze për të penguar personat zyrtarë (deputetët) për të kryer detyrën zyrtare”, tha Kurti.
Hedije Ademi avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare për mbrojtje të Kurtit, tha se prokuroria nuk ka vërtetuar pretendimet në aktakuzë.
“Prokuroria nuk e vërtetoi saktë kush e ka ndezur gazin, cili ishte motivi dhe se a ishin këto veprime demokratike apo jo”, tha avokatja Ademi.
Ajo kontestoi edhe dëshmitarët e këtij procesi. “Dëshmitarët janë kundërshtarë politikë dhe nuk mund të konstatojmë që kanë qenë të paanshëm edhe pse kanë qenë dëshmitarë okularë”, tha avokatja.
Ajo kërkoi që Albin Kurtit t’i hiqet masa e paraburgimit.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale. /Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës