LAJMI I FUNDIT:

Dhia që ndan suedezët: Qyteti i vogël në betejën e madhe mes krishterimit dhe paganizmit (Video)

Dhia që ndan suedezët: Qyteti i vogël në betejën e madhe mes krishterimit dhe paganizmit (Video)

Në qytetin Gavle të Suedinë veriore, në frymën e Krishtlindjeve çdo vit bëhet një luftë mes traditave lokale të krishtera dhe atyre pagane.

Që nga viti 1966, pronarët e bizneseve kanë paguar për një shëmbëlltyrë të dhisë, 13 metra të gjatë, që bëhet nga kashta dhe vendoset në sheshin kryesor në ditën e parë të Lindjes së Krishtit. Në këto 37 vite, dhia është djegur apo shkatërruar nga të jashtmit e paidentifikuar, ndonjëherë disa orë pas vendosjes.


Në këtë film, banorët e të dyja anëve të konfliktit që lidhet me dhinë shpjegojnë shpresat dhe motivet e tyre, transmeton Telegrafi.

Në Suedi, dhia tradicionalisht tërheq sajën e Babadimrit ndaj është simbol i Krishtlindjeve. Bizneset në Gavle besojnë se zbukurimi nxit ekonominë. Por, njerëzit që jetojnë në pyjet që rrethojnë qytetin, kanë pikëpamje tjetër. Traditat e tyre datojnë në kohët para krishterimit, kur populli suedez adhuronte perënditë nordike, përfshirë dhinë Heidrun – perëndeshën e përndritjes, dhe Torin – perëndinë e bubullimës që ecën mbi dy dhi. Çdo natë ai do t’i digjte dhe do t’i hante ato, vetëm pse rilindnin të nesërmen në mëngjes për të tërhequr karrocën e tij edhe një herë.

Paganët besojnë se të krishterët në Gavle pavetëdijshëm ndërtojnë statujën gjigante të zotërave nordikë, kështu që çdo Krishtlindje ata duhet ta djegin para përfundimit të vitit, për të qenë të sigurt se Dielli do të kthehet dhe se do të ketë edhe një vit të mirë të korrjeve.

Në anën tjetër, çdo vit njerëzit në Gavle kullosin dhitë, duke mbrojtur simbolizmin e Krishtlindjeve nga të huajt paganë.

Se çfarë ndodhi sivjet, shikojeni dokumentarit e ditores Guardian me regjinën e Joe Fletcherit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori