LAJMI I FUNDIT:

Realizohet për herë të parë operimi i aortës në QKUK

Realizohet për herë të parë operimi i aortës në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë për herë të parë operimi i aortës. Një paciente 68-vjeçare, nga Prishtina, është operuar me sukses në Klinikën e Kardiokirurgjisë të QKUK’së.

Pacientja ishte paraqitur në gjendje të rëndë në Emergjencën e QKUK’së, ku i ishte realizuar diagonostikimi urgjent. I ishte konstatuar një nga gjendjet më vdekjeprurëse në urgjencat e sistemit kardiovaskular – diseksion i aortës (çarje e murit të aortës).


Bëhet fjalë për një gjendje që shkakton vdekjen në 90 për qind të rasteve pa operim, kurse vdekshmëria me operim është deri në 75 për qind. Pacientja është hospitalizuar për një kohë në Klinikën e Kardiologjisë, prej nga është transferuar në Kardiokirurgji.

Operacionin e kanë udhëhequr Dr. Adem Grbolar, me ekipin kujdestar, të përbërë nga Dr. Arbër Kutllovci dhe Dr. Shkëlzen Muriqi. Pacientja tani mësohet të jetë në gjendje plotësisht stabile.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori