Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot i ndau Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, kompozitorit të mbi 170 veprave artistike, Zeqirja Ballata.
Kompozitori Ballata me rastin e marrjes së çmimit, tha se e gëzon fakti se në vendin tonë krahas kompozitorëve meshkuj po rritet edhe numri i kompozitoreve femra.Ai pati fjalë të mëdha për kolegët e tij, të cilët i inkurajoi të jenë sa më aktivë në aktivitete tjera shoqërore dhe artistike, pasi në këtë mënyrë jemi më afër vendeve të zhvilluara. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që drejton për të mbështetur krijuesit dhe performuesit e Kosovës.
Ndërsa kryetari i jurisë, Valton Beqiri tha se nuk ka mënyrë më të mirë që të përmbyllet viti me ndarjen e çmimeve për ata që i dhanë shumë pjesës artistike në vend.
Gjatë kësaj ceremonie u nda edhe çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike, të cilin e mori kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.
Çmimi për veprat orkestrale-simfonike dhe koncertante iu dha kompozitores Dafina Zeqiri, për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”. Çmimi për veprat kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”. Ndërsa çmimi për veprat korale e morri kompozitori Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor. Çmimi për veprat solistike dhe duo nuk është ndarë fare pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie. Komisioni që ka bërë përzgjedhjen e fituesve është kryesuar Valton Beqirit, ndërsa anëtarë ishin edhe Baki Jashari e Dinor Zymberaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!
Hakmarrja e Mustafa Krujës për vrasjen e Luigj Gurakuqit: E kthen vrasësin nga Italia në Shqipëri, të vdesë ngadalë - duke vuajtur!
Pamje e Lipjanit të vitit 1902, e shkrepur nga studiuesi Hugo Grothe (Foto)
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Shqipja në rrezik: Fjalori i ka 46 mijë fjalë, 500 mijë të tjera janë futur pa u studiuar
Kosova dhe Mustafa Kruja, një dyshe e përjetshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos