LAJMI I FUNDIT:

Venezuela: Vendi që dikur notonte në para, por që në një moment mori kthesë të gabuar – as rezervat e naftës nuk e shpëtuan

Venezuela: Vendi që dikur notonte në para, por që në një moment mori kthesë të gabuar – as rezervat e naftës nuk e shpëtuan

Varësia e tepërt nga nafta i ka kushtuar shtrenjtë Venezuelës, kurse politika e këtij vendi ka përjetuar momente shumë të vështira.

Venezuela gjithmonë ka pasur potencial të madh ekonomik. Në fillim të shekullit të  20-të, nafta ishte bërë shtylla kryesor ekonomike e këtij vendi, edhe pse Venezuela edhe sot ka rezervat më të mëdha në botë të naftës, që shkojnë deri në 300 miliardë barela, transmeton Telegrafi.

Fal arit të zi, ky vend pas Luftës së Dytë Botërore ishte bërë vendi i katërt në botë që kishte GDP-në më të madhe për kokë banori. Ka qenë dy herë më e pasur sesa Kili, katër herë më e pasur se Japonia dhe 12 herë se Kina.


Por për fat të keq, kjo pasuri nuk zgjati shumë për shkak të varësisë së tepruar nga nafta. Nga vitet e ’50-ta e deri në fillim të viteve të ’80-ta, ekonomia e këtij vendi vazhdimisht rritej.

Në vitin 1982, Venezuela u bë vendi më i pasur në Amerikën Latine. Ndërsa paratë nga nafta i investonte në shëndetësi, shkollim, transport dhe bujqësi. Punëtorët e Venezuelës paguheshin më së miri krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.

Por, jo gjithçka shkoi sipas planit. Varësia nga nafta dhe rënia e çmimi të naftës gjatë viteve të 80-ta e dobësuan dukshëm ekonominë e vendit.

Sot, Venezuela është një nga vendet më të varfra të Amerikës Latine, kurse sipas parashikimeve gjërat do të ndryshojnë edhe më shumë për të keq. GDP-ja për kokë banori pritet të shkoj në 12.210 dollarë deri në vitin 2022, që është një rënie e madhe e ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori