LAJMI I FUNDIT:

Fletarrest për katër persona të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit

Fletarrest për katër persona të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit

Tashmë edhe zyrtarisht është shpallur fletarrest kombëtar për katër persona të cilët kanë paraburgim 30 ditorë, por që nuk janë të kapshëm për organet e rendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të kërkuarit janë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit.


Prokuroria ka pohuar për Tv Telma se së shpejti do të shpallet edhe fletarrest ndërkombëtar dhe ky hap pret aspektin e përkthimit të kërkesës.

Gjykata penale do të vendos nesër nëse do t’ua zgjatë paraburgimin personave tjerë që tashmë janë në burg. Kërkesa e akuzës është për vazhdimin e paraburgimit. Për deputetët e paraburgosur, vendimi do të merret javën tjetër./Telegrafi/