Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” edhe këtë vit është përgatitur për pritjen e udhëtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Valentina Gara tha se për këtë fund vit ka shtim të fluturimeve. “Ne kemi pasur më shumë fluturime për këtë vit. Në fund vit do të kemi 1.9 milion pasagjerë në këtë vit”, theksoi ajo.
gara ka treguar se viti 2017 është më i suksesshëm që nga hapja e Aeroportit ”Ne kemi sjellë kompani që ofrojnë një çmime të lira “Lowcost”, theksoi Valentina Gara.
Gara tha zgjerimi i pistës është veprim i qëlluar i cili do tua lehtësoj punën si aeroport. “Është një vendim i qëlluar nga qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në Aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të RTK-së.
Ajo ka treguar se në vitin 2018 do të shtohen fluturimet për vendet skandinave. “Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi Wizzair, Easyjet. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.
Kurse për shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë, Gara vlerësoi se është një shërim shumë i mirë e mirëseardhur për pasagjerët.
Gara ka folur edhe për fluturimet për ditën e sotme që do të operojnë në Aeroportin e Prishtinës. “Sot për shkak të motit me mjegull është anuluar një fluturim, por pas dite do të ketë një fluturim shtesë”, tha ai.
Sipas saj sot do të ketë fluturime shtesë. ‘Pas një ore do të kemi kushte më mira për të pasur fluturime”, tha ajo sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës. /RTK/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur