Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar të hënën lidhur me iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, duke vlerësuar se cenon rëndë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, bie ndesh me vlerat dhe parimet ndërkombëtare lidhur me sundimin e ligjit për të cilat është zotuar Kosova dhe konteston rëndë subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar të Shtetit të Kosovës.
IKD thekson se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj, Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës, përgjatë viteve 2015 dhe 2016, si rezultat i bisedimeve në Bruksel dhe me pëlqimin e mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera mike ishin dakorduar për themelimin e Gjykatës Speciale dhe se ky hap i Kuvendit të Kosovës, aso kohe ishte ndërmarrë me arsyetimin se shkon në të mirë të Kosovës dhe rrugës së saj drejt konsolidimit të shtetësisë dhe forcimit të sovranitetit shtetëror.
“Gjatë kohës kur zhvilloheshin bisedimet dhe në kohën kur duhej marr vendimi lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës, diplomatë ndërkombëtar, përfaqësues të Bashkimit Evropian, ShBA-ve, shteteve të Quint-it si dhe miqtë e Shtetit të Kosovës, kishin kërkuar dhe këshilluar popullin e Kosovës, se zgjidhja më e mirë për të adresuar pretendimet e ngritura nga senatori zviceran në raportin e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, lidhur me supozimet për krime lufte gjatë viteve 1998-2000, ishte themelimi i një Gjykate Speciale nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në reagim.
Sipas IKD-së përfaqësuesit ndërkombëtar, përfshirë përfaqësues nga shtetet mike që kishin kontribuar në çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, shtet ndërtimin, njohjen e Kosovës nga më shumë se 100 shtete të OKB-së, pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, kishin deklaruar hapur se mungesa e vullnetit të institucioneve dhe liderëve politik për të themeluar një gjykatë të tillë, do të hapte rrugë që kjo gjykatë të themelohej nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku ndikim do të kishin edhe shtetet si Rusia, Serbia dhe shtetet tjera që kundërshtojnë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
“Lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e këtij mekanizmi, institucionet e Kosovës kishin lidhur marrëveshje kontraktuale me Bashkimin Evropian, Holandën si dhe kishin garantuar tek shtetet mike se Kosova do të përmbush në tërësi obligimet e saj ndërkombëtare në raport me këtë gjykatë. Gjithë këta hapa ishin ndërmarrë në vazhdën e impelementimit të amendamentit kushtetues nr. 24, i cili i hapte rrugën themelimit të kësaj gjykate: me amendament flet sovrani si tërësi, me ligj vetëm një pjesë e tij. Kosova njëzëri dhe si Sovran foli me amendamentin e mësipërm kushtetues në gusht të vitit 2015 kur vendosi për t’i hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate”, thuhet në reagim.
IKD vlerëson se iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale cenon rëndë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
“Ky hap, po u realizua, përfundimisht tregon se Kosova ka mungesë të pasjes së zotësisë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me shtete dhe organizata ndërkombëtare si pasojë e moszbatimit të të njëjtave marrëveshje ndërkombëtare për të cilat është zotuar se do t’i zbatoi në mënyrë solemne dhe me shkrim. Ky hap, po u realizua, paraqet edhe cenim të rënd të zakonit ndërkombëtar, diçka që Kosova nuk guxon dhe nuk duhet t’ia lejoi vetes nëse merret parasysh statusi i pakonsoliduar i shtetësisë së Kosovës. Madje, një qasje e tillë e Kosovës në raport më bashkësinë ndërkombëtare, bie në kundërshtim me parimin bazë të përgjegjësisë së shtetit në të drejtën ndërkombëtare, e cila përcakton qartë se çdo shtet që shkel një obligim ndërkombëtar duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e tij deliktore: është përgjegjësi e shtetit që nuk respekton obligimet ndërkombëtare që menjëherë të ndaloj veprimet e tilla ose, në të kundërtën, të përballet me pasoja. Këto pasoja në rastin e Kosovës do të ishin të pariparueshme”, thuhet në reagimin e IKD-së.
Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, Kosova si një shtet i ri, i cili ende është në fazën e shtet ndërtimit, me demokraci të brishtë, ekonomikisht dhe financiarisht i varur nga ndihmat dhe mbështetja ndërkombëtare, me nivel shumë të ultë të sundimit të ligjit, në kërkim të rrugës për të forcuar subjektivitetin e tij ndërkombëtar, duhet të sigurohet që të ndërmarr veprime dhe vendime politike që ngritin besimin dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.
“Çdo anashkalim nga kjo rrugë apo përpjekje e institucioneve të Republikës së Kosovës për të iu bishtnuar obligimeve ndërkombëtare, siç është rasti me Gjykatën Speciale, do të vente në rrezik shtetësinë e saj. Çka është edhe më e rëndësishme, me këtë hap Kosova do të mund të humbte besimin dhe përkrahjen e partnerëve të saj tradicional, si SHBA, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Gjermania etj”, thuhet në reagim.
IKD i bën thirrje Kuvendit të Kosovës, udhëheqësve të institucioneve shtetërore dhe liderëve politik, të vazhdojnë të përmbushin obligimet kushtetuese, ndërkombëtare dhe ligjore në raport me Gjykatën Speciale, dhe mos të ndërmarrin veprime të cilat dëmtojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, të cilat rrezikojnë të ardhmen dhe perspektiven euro-atlantike të popullit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri