LAJMI I FUNDIT:

“Blockchain”, fjala e re që duhet të mësojnë përdoruesit e internetit

“Blockchain”, fjala e re që duhet të mësojnë përdoruesit e internetit

Në gjuhën angleze ka hyrë një fjalë e re, që të gjithë përdoruesit e internetit është mirë ta mësojnë, pasi mund të bëhet përcaktuese për të ardhmen e transaksioneve financiare globale. Kjo fjalë mund të mos jetë e përthyeshme në shumë gjuhë të tjera, kështu që mund të bëhet një term ndërkombëtar, i ngjashëm me fjalët “kompjuter” apo “internet”, që përdoret në të gjithë botën. Fjala është “blockchain”.

Gjatë javës së parë të dhjetorit, tregjet financiare botërore u tronditën nga rritja e shpejtë e vlerës së monedhës virtuale më popullore – Bitcoin, e cila u shfaq fillimisht në vitin 2009.

Shqetësimi me paratë elektronike si ‘Bitcoin’ është se si çdo gjë tjetër në internet, njerëzit mendojnë se mund të hakerohet dhe vidhet.


Por mbështetësit thonë se kjo nuk është e mundur, falë bllokimit apo ‘blockchain’-it, teknologjisë së re, se si kompjuterët regjistrojnë transaksionet në mënyrë të decentralizuar.

“Është njësoj sikur unë të të jap një filxhan. Në momentin që t’i e merr, ai është në dorën tënde dhe unë nuk e kam më. E njëjta gjë mund të bëhet përmes internetit”, thotë Simon Schwerin, menaxher në kompaninë Xain raporton Zëri i Amerikës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga një foto digjitale, e cila mund të kopjohet dhe të ndahet në internet, blockchain-i mundëson që “filxhanin”, ose çdo lloj objekti tjetër digjital, ta ketë në pronësi vetëm një person në të njëjtën kohë.

Ndryshimi nga sistemi bankar tradicional është se të dhënat nuk janë në një kompjuter të vetëm qendror, që mund të hakerohet.

Kjo, për arsye se të gjithë kompjuterët në ‘blockchain’ regjistrojnë çdo transaksion, duke krijuar një sistem gjigant të decentralizuar.

“Në një sistem të decentralizuar, ne kemi mundësinë të rihartojmë plotësisht mënyrën se si krijojmë paranë, si e shpërndajmë, si e ndjekim dhe si e vlerësojmë”, tha Galia Benartzi, nga fondacioni Bprotocol.

Përdorimi i ‘blockchain’-it megjithatë ka gjasa të shkojë përtej Bitcoin-it dhe transaksioneve financiare.

“Blockchain-i mund të aplikohet në shumë, shumë gjëra të ndryshme. Mund të ndjekë hallkat e furnizimit, ose mund të gjurmojë çdo gjë në qytete. Kjo është teknologji revolucionare për të cilën njerëzit po flasin shumë për momentin”, thotë Mike Butcher, nga revista Techcrunch Europe.

Shumë analistë presin që koncepti ‘blockchain’ të luaj një rol të rëndësishëm në garantimin e privatësisë online, duke identifikuar mallrat e falsifikuara dhe të gjitha llojet e mbajtjes së të dhënave, në 5 apo 10 vitet e ardhshme./VOA/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori