LAJMI I FUNDIT:

Shpenzon shumë që të duket si kukull porcelani (Video)

Shpenzon shumë që të duket si kukull porcelani (Video)

Jade Smith nga Surrey i Anglisë, ka shpenzuar deri në 30 mijë euro që të ketë pamjen e kukullës nga porcelani që quhet Lolita.

E veshur me fustan me dantella, çantë si të fëmijëve dhe taka shumë të larta, 21-vjeçarja vërtetë ka pamjen si lodrat e preferuara të vogëlusheve, transmeton Telegrafi.

“Më kanë shkuar shumë para në rrobe, që i porosis në Japoni dhe Kore. Më bëjnë të ndjehem ajo që jam përbrenda”, ka thënë Smith për mënyrën e saj të jetës.


Pos shpenzimeve për dukjen, ajo ka blerë edhe shumë aksesorë, kukulla dhe lodra tjera për ta mbushur dhomën e cila duket se i përket një nxënëse në fillore.

Që të duket sa më shumë si kukull, ajo ka vendosur thjerrëza për t’i rritur sytë, ndërsa nganjëherë zgjohet në katër të mëngjesit në mënyrë që ta ketë grimin gati. /Telegrafi/