Hristijan Mickoski është zgjedhur kryetar i ri i OBRM-PDUKM-së, si pasardhës i Nikolla Gruevskit.
Prej gjithsej 438 delegatëve në Kongresit e sotëm të jashtëzakonshëm kanë votuar 428. Të pavlefshme kanë qenë 52 vota, ndërsa 376 kanë votuar “për” Mickoskin, si kandidat i vetëm në Kongresin e kësaj partie, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Një gjë është e sigurtë se unë do ta jap tërë fuqinë time njerëzore dhe intelektuale për të mirën e partisë dhe popullit tim”, tha kryetari i posazgjedhur Hristijan Mickoski në fillim të fjalimit para delegatëve.
“Unë i shoh si pozitive kërkimet për ndryshime të statutit të partisë si lëvizje pozitive, demokratike e jo ndarje dhe hidhërim, siç deshën ta prezantojnë armiqtë e partisë sonë. OBRM-PDUKM është emocioni më i thellë i këtij kombi, i luftës për pavarësi, OBRM-PDUKM nuk janë vetëm shtabet e partisë, por çdo qytetar i ndershëm i këtij shteti. Maqedoninë e pret nje kohë që kërkon energji dhe aktivitet. Pasqyra për Maqedoninë është vend me ekonomi të shkatërruar, me investime të vogla, duhet të investojmë në teknologji, zhvillimin e frymët të ndërmarrësisë, do të luftojmë në fillim ta fitojmë pushtetin dhe më pas këtë papunësi të lartë ta ulim në një përqindje të pranueshme prej nën 10%, subvencionet bujqësore duhet të rriten, arsimi duhet të prodhojë kuadër që është konkurrues në treg ndërkombëtar, shëndetësi cilësore, të ulet çmimi i energjisë elektrike, të zhduket korrupsioni”, tha Mickoski.
Ai tha se do të dëshmojë se nuk është marionetë e dikujt, ashtu siç kanë dashur ta prezantojnë persona dhe grupe të ndryshme dhe se ai vetë është i aftë të sjellë vendim etë rëndësishme dhe se kundërshtar i tij i vetëm do të jenë LSDM-ja, duke shtuar se do t’i realizojë premtimet e dhëna për ta bërë OBRM-PDUKM-në parti më të fuqishme politike në vend dhe ta kthejë në pushtet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës