LAJMI I FUNDIT:

Diva mohon tërheqjen nga muzika: Nuk ka se si të mos këndoj në skenën shqiptare, do të ishte vetëvrasje artistike (Video)

Diva mohon tërheqjen nga muzika: Nuk ka se si të mos këndoj në skenën shqiptare, do të ishte vetëvrasje artistike (Video)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e njohur për publikun si Diva, është ngjitur sonte në skenën e edicionit të 56-të të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo u mirëprit në skenë nga nikoqiri i mbrëmjes, Adi Krasta, i cili përpos lëvdatave të shumta dhe komplimenteve, i parashtroi asaj edhe pyetjen e shumë komentuar në media: A po largohet Adelina nga muzika?

Javë më parë, Diva në një intervistë tha se nuk do të jetë aktive vazhdimisht si këngëtare, por jo që nuk do të këndojë më, dhe një deklaratë e tillë u keqkuptua nga shtypi.


Adelina Ismaili rikthehet në skenën e festivalit të RTSH-së, pritet me duartokitje të ngrohta nga publiku shqiptar (Foto)
Lexo po ashtu Adelina Ismaili rikthehet në skenën e festivalit të RTSH-së, pritet me duartokitje të ngrohta nga publiku shqiptar (Foto)

Sonte (e premte), ajo dha një sqarim të gjatë për publikun shqiptar, publik i cili e ka mirëpritur gjithmonë me shumë dashuri për rebelizmin e saj në skenë.

“Kur kam thënë se nuk do të këndoj, e kam pasur fjalën se nuk do të jem aktive me koncertet në disko-clubet, formë e punës te ne në Kosovë, ndërsa në një magji, në një madhësi të këtillë siç është kjo skenë; këtu nuk ka se si të mos e ndjesh. Do të isha shumë mediokër nëse do të thoja që guxoj me shkel këtu e mos me e mendu këngën, ajo është vetëvrasje artistike”, tha Adelina Ismaili para publiktu në Pallatin e Kongreseve.

Pas kësaj deklarate, ajo është shoqëruar me duartrokitje dhe ovacione të shumta nga publiku në sallë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QdtQ1UBZ3M8

Në trend Magazina

Më shumë
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
“E hëngre kulaçin”, Rozana bie në kurth të lojës së Gjestit dhe G Banit

“E hëngre kulaçin”, Rozana bie në kurth të lojës së Gjestit dhe G Banit

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kalo në kategori