LAJMI I FUNDIT:

Mbi 805 milionë shikime të “New Rules” në YouTube, tekstshkruesja zbulon detaje interesante rreth hitit të Dua Lipës

Mbi 805 milionë shikime të “New Rules” në YouTube, tekstshkruesja zbulon detaje interesante rreth hitit të Dua Lipës

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Sukseset më të mëdha po i korr pas publikimit të këngës “New Rules”, e cila po konsiderohet edhe si një himn për femrat.

Emily Warren ka treguar për revistën “Elite Daily” se kurrë nuk ka pritur që kënga të ketë kaq shumë sukses kur e ka shkruar tekstin e “New Rules” me mikeshën Caroline, të cilat më vonë kuptuar se kishin bërë një vepër të madhe.


https://www.instagram.com/p/BcQRlrAhaIG/?taken-by=emilywarrennnn

Ajo tregon edhe emocionet e para teksa po i shkruanin vargjet e para pasi që bënte fjalë për një ngjarje të vërtetë jetësore.

“Duke shkruar këngën, ne ishim duke marrë një rrezik sepse ishte diçka që po ndodhte me Carolinën”, tha fillimisht Warren dhe shtoi “Para së gjithash, “New Rules” u frymëzua nga një ngjarje e vërtetë edhe pse unë do të doja që mos të ishte kaq e rëndë”, tha Warren

Ajo më tutje thotë se nuk kishte menduar se teksti i këngës do t’i besohej këngëtares sonë pasi që bënte fjalë për një temë të ndejshme.

“Unë mendoj se ishte shumë e guximshme që ky tekst t’i dhurohej Duas shkaku se ishte një temë shumë e ndejshme, por ajo e nxori më të mirën dhe dha një mesazh të rëndësishëm, është e mrekullueshme”, shtoi ajo.

https://www.instagram.com/p/BZjSc-uhFPA/?taken-by=emilywarrennnn

Emily ka dashur që përmes këtyre rreshtave të inkurajoj femrat që të mos të lëkunden në bindjet e veta.

“Është një këngë që inkurajon femrat që t’i qëndrojnë besnike bindjeve të tyre dhe të mbështeten tek miqtë në momentet e dobëta. Është universale në kuptimin që është aq personale dhe për sa i përket cilësisë feministe”, Warren thotë se kur e shkroi këngën me mikeshën, kishte qenë duke u përpjekur për të shkruar “gjënë e duhur” për një kohë.

“Unë mendoja për atë më së shumti pasi që nuk dëshiroja të bëja gjënë e gabuar, por besoj se e kam adresuar në drejtimin e duhur të çështjes”, tha Warren.

Imazh nga videokënga “New Rules”

Ndër të tjera tekstshkruesja nuk kishte besuar në suksesin e këngës, por me rëndësi ishte se kishin adresuar një problem shoqëror.

“Unë shkruaj këngë çdo ditë dhe nuk e di se çfarë suksesi do të arrin,por kjo me siguri ishte sikur, ‘Mirë, ne kemi bërë diçka që është vërtet e ndershme dhe ndoshta askush nuk do ta marrë, por është mirë që ne e kemi bërë këtë për veten tonë të paktën’. Pra, është e mahnitshme që është kthyer në hit të vërtetë”, ka pohuar ndër të tjerash Dua.

“New Rules” është shpallur kënga më e mirë e vitit 2017 nga revista “The Times” ndërsa “Rollings Sontes” dhe “The New York Times” e rendisin në listën e këngëve më të mira të vitit.

Kujtojmë se kënga deri më tani është shikuar mbi 805 milionë herë në YouTube ndërsa është shfaqur mbi 1.5 milion herë në ekranet e qytetit të New Yorkut. /Telegrafi/