Kammenos: Nuk do ta pranojmë fjalën ”Maqedoni” në zgjidhjen e çështjes së emrit
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, duke i komentuar ngjarjet e fundit në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, deklaroi se partia e tij Grekë të Pavarur, e cila është partnere më e vogël e koalicionit në Qeverinë e Greqisë, nuk do ta pranojë fjalën “Maqedoni” të qëndrojë në emrin e fqiut verior, publikoi botimi elektronik i “Kathimerini”.
Kamenos dje gjatë vizitës në kampin ushtarak Dalipi në Selanik, ka thënë se mbeten në pozicionin të vërtetuar në vitin 1992 në takimin e liderëve partiakë nën patronazhin e presidentit të atëhershëm Konstantin Karamanlis se termi “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj nuk është opsion i pranueshëm për Greqinë. Për ndryshim të këtij pozicioni, sipas tij, do të nevojitet mbledhje e re me presidentin aktual Prokopis Pavlopoulos.
”Kathimerini” përkujton se në vitin 2007, Greqia, megjithatë u dakordua që fjala “Maqedoni” të qëndrojë, por në emër të të ndërlikuar që do të ishte për përdorim të përgjithshëm. Gazeta komenton se pozicioni i këtillë i liderit të Grekë të Pavarur, Panos Kamenos do të thotë se Cipras do të duhet të mbështetet në parti të tjera që të sigurojë mbështetje për këtë çështje./TV21/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251