LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Bullgarisë demanton KB Bashkimin e Prizrenit: I kanë tërhequr vet pasaportat, vizat ishin gati

Ambasada e Bullgarisë demanton KB Bashkimin e Prizrenit: I kanë tërhequr vet pasaportat, vizat ishin gati

Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë me anë të një reagimi ka demantuar komunikatën e KB Bashkimit se arsyeja e shtyerjes së takimit me Rilski në kuadër të Ligës Ballkanike ka qenë për shkak të vonesës së paisjes me viza.

Ishte thënë se KB Baskimi nuk ka udhëtuar në Bullgari për të zhvilluar takimin në kuadër të Ligës Ballkanike për shkak të vonesës së paisjes me viza. Reagimi u publikua në faqen zyrtare të Ligës Ballkanike me arsyetim nga klubi kosovar.

Sidoqoftë, kjo arsye duket të mos jetë e vërtetë.


KB Bashkimi nuk udhëtoi për shkak të vizave në Bullgari
Lexo po ashtu KB Bashkimi nuk udhëtoi për shkak të vizave në Bullgari

Në një reagim të Amabasadës së Bullgarisë në Prishtinë, konfirmohet se KB Bashkimi ishte paijsur me kohë me viza, por se klubi i ka tërhequr vet pasaportat.

“Lidhur me botimet më 18.12.2017 për shtyerjen e ndeshjes “Rilski Sportist” – “Bashkimi” në Ligën Ballkanike të Basketbollit gjoja për shkak të problemeve me viza për në Bullgari të skuadrës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë dëshiron të sqarojë:

-Pjestarët e klubit të basketbollit Bashkimi kanë aplikuar për viza në ambasadë më 12 dhjetor, 2017. Ata kanë deklaruar që do të udhëtojnë për në Bullgari më datë 17 dhjetor 2017.

-Me gjithë që afati minimal për lëshimin e vizave për në Bullgari është 15 ditë, më 15 dhjetor 2017 në orën 14:00 ishte KB Bashkimi që ka tërhequr pasaportat nga ambasada me viza shumëkalimshe gjasthëmujore, të vlefshme prej të njëjtës ditë”.

-Ndeshja me Rilski Sportist ishte parashikuar më datë 19 dhjetor, 2017.

Nga informacioni i mësipërm bëhet e qartë që pjestarët e klubit të basketbollit “Bashkimi” u pajisën me kohë me viza bullgare dhe shkrimet për shtyrjen e ndeshejs për shkak të vizave nuk i përgjigjen të vërtetës”, shkruan në reagimin e Ambasadës së Bullgarisë.

Sipas informacioneve të Telegrafit, mos udhëtimi i KB Bashkimit ka ndodhur për shkak të largimit të trajnerit dhe disa lojtarëve kyç, për shkaqe financiare.

Duket se basketbolli kosovar është në krizën më të thellë financiare që nga paslufta dhe kjo krizë ka ndikuar edhe te klubet e mëdha si Bashkimi, Trepça dhe Peja që të mos zhvillojnë normalisht garat, jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe në atë vendore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori