LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hasani nënshkruan marrëveshjen e parë për qasje në programe financiare me BE-në

Ministri Hasani nënshkruan marrëveshjen e parë për qasje në programe financiare me BE-në

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasjen e Kosovës në programet financiare të Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili përmes rrjetit socialë “Facebook”, ka thënë se marrëveshja “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME” hap mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare.

Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri Bajram Hasani dhe Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të, Loweri Evans.


Ai tutje ka theksuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që është marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Monitor.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

“Sot në Bruksel pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të BE-së. Me znj. Lowri Evans, Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të nënshkruam marrëveshjen për qasje të Kosovës në programin “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME” përmes të cilës hapen mundësi të shumta përfitimi për bizneset Kosovare. Përveç përfitimeve konkrete, kjo marrëveshje ka edhe rëndësi të veçantë si edhe një marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori