LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Në VV nuk kemi problemi, por kemi debat (Video)

Kurteshi: Në VV nuk kemi problemi, por kemi debat (Video)

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka komentuar deklaratat e kryetarit të kësaj partie dhënë, Albin Kurtit, përmes një letre të bërë publike nga ai gjatë ditës së djeshme.

I pyetur në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, se çfarë ka dashur të thotë kryetari Visar Ymeri me eliminime politike, Kurteshi thotë se nuk e di.

“Nuk e di, duhet të pyetur z. Ymeri”, tha Kurteshi, duke shtuar se nuk ka marrë koment nga ai, sepse nuk e ka takuar pasi ka qenë jashtë vendit.


Njëkohësisht, Kurteshi tha se në Vetëvendosje askush nuk është eliminuar politikisht.

“Deri tash nuk mund të themi se dikush është eliminuar politikisht. E vetmja dorëheqje që ka ndodhur është e Aida Dërgutit, për shkak të diskutimit që ka bërë”, tha Kurteshi.

I pyetur se a ka probleme me dikë Albin Kurti, brenda partisë, ai thotë se në Vetëvendosje ka debat.

“Brenda VV-së ka debat. Është subjekt ku debatohet dhe ka pajtime e mospajtime. Ka çështje që unë me z. Kurti pajtohem dhe ka që nuk pajtohem”, tha ai, duke shtuar se në “debate nuk duhet të ketë gjithmonë pajtime”.