LAJMI I FUNDIT:

Ende asnjë e dhënë për ndryshimet e mundshme qeveritare në Maqedoni (Video)

Ende asnjë e dhënë për ndryshimet e mundshme qeveritare në Maqedoni (Video)

Kuvendi ende nuk ka pranuar emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra, për plotësim të vendeve vakante në ekzekutiv. Kjo, edhe përkundër deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev që emrat e kandidatëve do të bëhen publike të hënë.

Derisa amullia vazhdon, mes partnerëve të koalicionit vazhdojnë paqartësitë rreth qëndrimit të Aleancës për Shqiptarët, nëse do të pranojë shkëmbim të resorëve ose jo. Partia e Ziadin Selës akoma nuk ka vendosur nëse do të pranojë zëvendëskryeministrin për Reforma, ndërsa nga LSDM-ja e Zoran Zaev thonë se oferta e fundit për të është kjo që është dhe nuk ka ndryshim në qëndrime. Sela pretendon se koalicioni duhet të funksionojë mbi marrëveshjen e arritur për formimin e Qeverisë.

”Nëse në lojë janë intriga, ne përsëri jemi për transparencë, ndërsa për gjërat tjera drejtohuni tek Kryeministri. Me fjalë të tjera, ASH-së i takojnë dy ministri: Shëndetësia dhe Pushteti Lokal”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.


Nga ana tjetër jo zyrtarisht BDI-ja ka propozuar në Qeveri tre emra si kandidat të mundshëm për zëvendësministër të Arsimit. Në mesin e tyre janë Armir Sadiki, ish shef i kabinetit në kohën kur Abdilaqim Ademi udhëhiqte me Sekretariatin për MO-në, ish ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi edhe pse ky i fundit i quajti spekulime informacionet si dhe ish kryetari i Studeniçanit Fati Iseni, njeherësh kandidati më potencial për këtë post dhe propozim më i favorshëm i kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Sa i përket ministrit pa portofol për investime të huaja, BDI-ja të paktën zyrtarisht nuk ka akoma propozim, por siç mëson Alsat, në rast të largimit të ASH-së nga ekzekutivi, ky post mund t’i takojë PDSH-së së Menduh Thaçit. Pas këtyre ndryshimeve të mundshme nëpër ministri, mbetet e paqartë nëse LSDM-ja do të heq dorë nga zëvendësministri i Shëndetësisë dhe kujt do të duhej t’i takojë ky post. Një gjë është e sigurt, BDI-ja ka hequr dorë plotësisht nga dikasteri i Shëndetësisë i cili sipas tyre paraqet njërin ndër dikasteret në të cilin nevojitet shumë punë. Në rast të ndryshimeve brenda shumicës, kjo e fundit është e bindur se numrat nuk mungojnë për votimin e kuadrove të reja.

Qeveria llogaritë në dy numrat e PDSH-së, një të Vesel Memedit, një të deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Hamdi Bajrami dhe një të deputetit të pavarur Çedomir Sazdovskit. Si datë e mundshme kur në seancë plenare mund të vendosen emrat e ministrave dhe zëvendësministrit, në rast se ata procedohen së shpejti, parashikohet të jetë 25 dhjetorit./Alsat-M/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori