LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të zhdukjes së personave në Shkup

Dy raste të zhdukjes së personave në Shkup

Dy persona janë zhdukur në Shkup, ndërsa në polici rastet janë paraqitur ditën e djeshme, njoftojnë në MPB.

Siç informon policia, mbrëmë në ora 23 në Stacionin policor në Draçevë, N.S (43) nga Shkupi, ka paraqitur se bashkëshorti i saj O.S (48) nga Shkupi nga arsye të panjohura është larguar në drejtim të panjohur.


Poashtu gjatë ditës së djeshme në stacionin e policisë në Karposh, J.M ka paraqitur se para gjashtë ditësh i afërmi i tij D.T (84) është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Policia po merr masa për gjetjen e tyre./Telegrafi/