Mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është moment historik, vlerëson ish-ambasadori Muhamet Halali. Ai thotë se nënshkrimi i djeshëm i marrëveshjeve për bashkëpunim në infrastrukturë, ekonomi, siguri, kulturë dhe arsim mes dy shteteve, nuk janë kamuflim, pasi që kjo është mënyra e vetme e lehtësimit të rrugës për integrim në NATO dhe BE. Sipas diplomatit Halili, rregullimi i marrëdhënieve ndër fqinjësore sidomos ai me Shqipërinë, është i paevitueshëm për përmbushjen e kriterit për fqinjësi të mirë.
”Benifitet janë të shumëfishta sepse së pari herë ndodhë një ngjarje e tillë që mund ta quajmë historike. E dyta Republika e Maqedonisë më këtë e shpjegon se është për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta fqinjësore më të gjitha shtetet .02:38 “Unë mendoj se këto përpjekje janë të sinqerta pasi që Zaevi nuk ka rrugëdalje tjetër e as Maqedonia, gjithashtu edhe Kosova ka nevojë imanente pasi që ajo ende nuk I ka liberalizuar vizat. Që është një kriter gjithashtu për fqinjësi të mirë”- deklaroi për Alsat-M, ish-ambasadori Muhamet Halili.
Megjithatë, Halili thotë se kjo mbledhje është vonuar dhe se më herët nuk ka pasur interes nga palët, duke përfshirë këtu ish-qeveritë e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkaq qytetarët përshëndesin inicimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive dhe presin që arritja e marrëveshjeve të këtilla të përmirësoj edhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
”Mua nuk më pengon se a do u japin shqiptarëve të drejtën e gjuhës apo flamurin, për mua është njëjtë dhe me rëndësi është që të kemi qetësi dhe rahati. Ne deri tani kemi qenë mirë, edhe në ish-Jugosllavi kemi jetuar mirë, të gjithë jemi një. Nuk kam asgjë kundër për çfarëdo marrëveshje që kanë nënshkruar, shpresoj që të jetë mirë për qytetarët, qoftë për shqiptarë apo maqedonas.
”Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sa I kuptova unë bisedimet, mirë ishte. Mendoj se mirë po shkojnë punët. Siç i dëgjova lajmet, ka përmirësimi po shkojnë punët. Marrëdhëniet janë me rrëndësi që të jenë të mira. Të rinjtë të shoqërohen, pasi që të gjithë jemi një popull. Asnjëherë nuk është vonë për dialog dhe për takime të këtij rangi. Gjithmonë duhet të ketë një iniciues për tu bërë më mirë. Nuk mund të kufizohemi vetëm brenda shtetit. Me rrëndësi është edhe ardhmëria e juve të rinjve- thonë qytetarët” thonë qytetarët.
Kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot po vizitojnë maqedonasit të cilët jetojnë në Prespë të Vogël dhe Pustec. Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dje në qytetin shqiptar të Pogradecit mbajtën seancën e parë të përbashkët, në rend dite të së cilës ishin disa tema të orientuara drejt avancimit të bashkëpunimit dypalësh. Ndërkaq Qeveria e Kosovës, dje ngarkoi zëvendëskryeministrin Enver Hoxhajn për përgatitjet për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë. Iniciativa vjen pas takimit në Prishtinë të dy kryeministrave Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaev. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit