Sistemi i deritanishëm për transfertat sociale, nuk ka funksionuar si duhet, sepse deri më tani ky sistem ka arritur që për vetëm 3 për qind ta zvogëlojë varfërinë në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.
Qeveria aktuale do duhet që gjithsesi ta ndryshojë sistemin dhe të zbatojë një sistem të ri, kurse bartësve të ndihmave sociale t’ju garantojë rrogë minimale dhe me këtë të gjithë qytetarët e Maqedonisë do të kishin mjete të mjaftueshme financiare për një jetë më të mirë. Kështu u shprehën ekspertët ekonomik në tryezën e rrumbullakët me temë “Inovacionet gjithëpërfshirëse për mbrojtje sociale: ndihmave sociale dhe rrogës minimale, organizuar nga instituti për hulumtime politike dhe ekonomike “Finance Think” nga Shkupi. Ekspertët ekonomik të pranishëm në tryezën e rrumbullakët, u shprehen se që të kemi efekte më të mira sa i përket transfertave sociale, Qeveria duhet të ndryshojë sistemin e deritanishëm për mbrojtje sociale dhe për këtë ata ofrojnë tre modele për vendosjen e masës rrogë e garantuar minimale për çdo person që është bartës i ndihmave sociale.
“Sistemi aktual për mbrojtje sociale parasheh shumë lloje të ndihmave sociale dhe nuk është universal. Për këtë nuk mund të vlerësohen efektet. Njëherit ky sistem nuk po e arrin qëllimin kyç për zvogëlimin e varfërisë, sepse personat të cilët janë bartës të ndihmave sociale shumë pak i japin efektit të zvogëlimit të varfërisë, ndërsa në anën tjetër, pensionet më shumë kanë ndikim në uljen e varfërisë“, deklaroi Nikica Mojsoska – Blazheska, profesoreshë universitare në Kolegjin Amerikan në Shkup. Sipas Mojsoska Blazheska, masë më e mirë e Qeverisë aktuale, do të ishte kompensimi universal në para dhe t’i integron në tregun e punës të gjithë ata që për momentin janë bartës të ndonjë ndihme sociale. Se sistemi i deritanishëm për mbrojtje sociale nuk ka dhënë aspak efekte pozitive në uljen e varfërisë, e thotë edhe eksperti ekonomik, Marjan Petreski, i cili propozon modele për rrogën e garantuar për të gjithë personat që janë bartës të ndonjë ndihme sociale minimale.
“Me modelet e reja që propozohen nga ekspertët, varfëria do të zvogëlohej për një të tretën si dhe do të eliminohej ndarja jo e barabartë e transfertave sociale. Me zbatimin e njërës prek këtyre tre modeleve do të mundëson që një numër i madh i kategorive të njerëzve të varur nga ndihmat sociale të dalin nga varfëria, pa pasur ndonjë ndikim negativ në tregun e punës”, tha Petreski. Sipas Petreski, modeli i parë do të ishte që bartësve të ndihmave sociale, t’ju garantohen rrogë prej 10.800 denarë, modeli dytë do të ishte rrogë e garantuar prej 9.660 dhe modeli i tretë të kenë rrogë të garantuar sa rroga minimale dhe kjo ka të bëjë për ata persona që punojnë dhe marrin rroga më pak se 9000 denarë. “Për realizimin e kësaj reforme, në nivel vjetor shteti do të duhet të sigurojë 2.5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, gjegjësisht rreth 250 milionë euro. Për momentin shteti për transferta për mbrojtje sociale në buxhet, parasheh 100 milionë euro dhe pjesa më madhe e këtyre parave shkon për fëmijën e tretë”, tha Petreski. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë