Po mendon se ku do t’i kalosh pushimet e 2018 dhe nuk di çfarë vendi të vizitosh?
Agjencia italiane e udhëtimeve Volagratis.com ka hartuar një listë me 15 vendet më në tendencë për 2018, një përzierje mes destinacioneve që kanë parë një rritje të konsiderueshme në rezervime dhe sipas të dhënave të personave që kanë shfletuar në këtë faqe të famshme në internet.
Në vendin e parë renditet Shqipëria, e cila ruan një raport të shkëlqyeshëm të cilësisë dhe çmimeve, historisë dhe traditave, si dhe bregdetit të mrekullueshëm. Gjatë 2017 numri i vizitorëve u dyfishua, krahasuar me vitin e kaluar.
Historia dhe traditat, por mbi të gjitha natyra dhe plazhet që të lënë pa frymë, që nuk i kanë asgjë zili atyre të Tropikëve: Shqipëria është në krye të listës Top 15 të Volagratis.com, në sajë të raportit të shkëlqyer të cilësisë dhe çmimeve.
Agjencia italiane sugjeron turistët për të vizituar Shqipërinë gjatë korrikut dhe gushtit, pasi janë muajt kur dielli është i garantuar dhe deti është më i ngrohtë. Por edhe në pjesën tjetër të vitit, Shqipëria ende ofron një larmi të jashtëzakonshme të peizazheve dhe territoreve. Për ata që duan të përfitojnë nga çmimet më të ulta, shtatori është koha e duhur.
Në vendin e dytë gjejmë Tanzaninë, mbretërinë e natyrës së paprishur që tërheq më shumë aventurierët me ofertën e saj të pasur të safaris, trekking, snorkeling dhe zhytjes me breshka. Ndërsa në vendin e tretë është Bjellorusia, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorët italianë falë kështjellave të mrekullueshme.Në listën e Top 15 të Volagratis.com përfshihen edhe Moldavia, Oman, Kroacia, Namibi, Birmania,Bullgaria, Finlanda, Uzbekistan, Maqedonia, Belgjika, Republika Çeke dhe Jordania.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City