LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman: Fëmijët myslimanë duhet të mësojnë për Holokaustin

Ministri gjerman: Fëmijët myslimanë duhet të mësojnë për Holokaustin

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Mass, tha se “është urgjentisht e nevojshme” që fëmijët e azilkërkuesve myslimanë të mësojnë për vrasjet masive të hebrenjve gjatë regjimit nazist.

Mass, në një editorial në revistën gjermane Spiegel, tha se shumë fëmijë nga vendet e Lindjes së Mesme “nuk kanë pasur mundësi të mësojnë për historinë e Gjermanisë”.


“Përkundrazi, ata shpesh vijnë nga vende ku ata që janë në pushtet me qëllim nxisin urrejtje kundër hebrenjve dhe Izraelit, ndërsa anti-semitizmi është bërë një normë e pranuar kulturore “, tha Mass.

Ai shtoi se mësimi për Holokaustin duhet të bëhet pjesë e integrimit të fëmijëve.

Grupet arabe dhe palestineze në Gjermani kanë protestuar ditëve të fundit kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Në këto tubime, pjesëmarrësit kanë thirrur slogane anti-semitike dhe kanë djegur flamuj izraelitë.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha të premten se të gjithë gjermanët duhet të luftojnë anti-semitizmin dhe të njohin përgjegjësinë e tyre historike. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori