LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jepni përkrahje Dreshajt të ringjallet Istogu

Haradinaj: Jepni përkrahje Dreshajt të ringjallet Istogu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen në Istog këtë të diele. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se janë bërë bashkë të gjithë, pasi është një zor i madh në këtë komunë.

Sipas tij, zori është se nëse vazhdohet me këtë qeverisje, atëherë Istogu do të bie teposhtë. Ndërsa, me ardhjen e Gani Dreshajt në krye të Istogut, ky qytet do të nisë ngjalljen e tij.

Harainaj foli për Dreshajn, duke thënë se ai vet e ka lutur atë që të kandidojë për të parin e Istogun, sepse duan ta ngrisin këtë komunë.


“Ne e kemi një zor ta ndërrojmë qeverinë që e harxhon Istogun, ata duke qenë në zor të rrinë edhe ndonjë ditë, kuptohet, qesin për goje, gjithçka thonë. Tash t’iu them të drejtën nuk ia du të keqen askujt mbi këtë dhe, por po ashtu nuk kam qejf për pak njerëz me marrë në qaf këtë popull, pra për pak, katër a pesë, ta marrë në qaf një komunë, ashtu nuk duhet. Edhe jam i interesuar të ndodh ndryshimi. Unë kam punuar me presidentin Rugova. LDK parti e madhe, që kanë pasur besimin e madh të njerëzve, shumica kemi qenë në LDK. Shikoni si ia sollën punën fëmijëve të presidentit, shikoni si ia sollën punën, djalit sa telashet i dolën, a u kanë mirë djalin pa asgjë, Ukën, ta lënë pa asnjë në shtëpi, pa asgjë. Për veti nuk janë pa asgjë, shumica prej tyre”, tha Haradinaj.

Kandidati për kryetar të Istogut nga AAK-ja, Gani Dreshaj tha se bashkë do të ecin bashkë në ndërtimin e qytetit, luftimin e varfërisë. Ai theksoi se do të tregojnë që në këto katër vite do të tregojnë që ka mundësi të bëhet mirë në Istog, e jo vetëm të dal në media për të keq.

Derisa, pati edhe një kërkesë për shefin e tij të partisë dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kryeministër tu kisha lutur që gjeneratën e Muhamet Mavrajt, Albin Kurtit, gjeneratë që gjithmonë kemi qenë krenar, të bëni ndikimin e juaj që mos t’iu qiten lisica më atyre djemve. Ka mundësi që bëjmë gabime, por janë do gjëra të paprekshme, që gjithmonë na kanë bërë krenar dhe ato vlera nuk duhet t’i prek kombi jonë. Ka njerëz kriminel, që kanë bërë me të këqija, që meritojnë në karrige të kryetarëve të komunave ‘lisicat’, por jo deputetë të nderuar siç është Albini”, theksoi Dreshaj.

Kandidatin e AAK-së për kryetar të Istogut Gani Dreshajn, të dielën e mbështesin edhe partitë tjera, PDK-ja, Vetëvendosja, Nisma për Kosovën dhe Iniciativa Qytetare për Istogun, raporton KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori