Energjia elektrike mund të shtrenjtohet për rreth 20 për qind, nëse furnizimi vazhdon të mbulohet nga importi, thonë zyrtarë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE).
Në Kosovë, një sasi e madhe e energjisë elektrike është duke u importuar nga shtetet e rajonit, kryesisht nga Shqipëria, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.
Mungesa e rezervave të qymyrit ka detyruar furnizuesin të importojë energji më shumë sesa ka qenë e planifikuar, tha Adelina Murtezaj, zëdhënëse në ZRRE.
Kjo sipas saj është arsyeja e rritjes se mundshme të çmimit të energjisë elektrike nga muaji prill i vitit të ardhshëm. “Nëse vazhdohet me këtë trend të njëjtë deri në mars të vitit 2018, mund të ndikojë në tarifat e energjisë elektrike për 18.7 për qind. Do të thotë se tarifat mund të rriten në rast se vazhdohet me trendin e njëjtë të importeve”, theksoi Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, në fshatin Shipitullë dhe Hade, në Komunën e Obiliqit, duhet të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Por, ende nuk ka arritur të realizohet shpronësimi i 52 hektarëve tokë, për shkak të pakënaqësisë së disa banorëve me çmimin e propozuar nga Qeveria për shpronësim.
Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se autoritetet energjetike po shfrytëzojnë krizat dhe defektet e mundshme për rritje të çmimit të energjisë, kurse edhe pas stabilizimit të situatës çmimet, asnjëherë nuk janë ulur.
Visar Azemi nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), për Radion Evropa e Lirë thotë se ZRRE- ja duhet të jetë e kujdesshme për një vendim të tillë, pasi sipas tij, kjo do të krijon pakënaqësi sociale te qytetarët, pasi rritja deri 20 për qind është e madhe për buxhetin e qytetarëve.
“KEDS duhet të jetë shumë i arsyeshëm në këto raste. Këto situata të krijuara po duken se janë bërë në një mënyrë artificiale, për të ardhur deri tek debate se a duhet apo nuk duhet të ngritët çmimi i energjisë elektrike. Gjithsesi, importet që po pretendohet se kanë rritur çmimin e energjisë elektrike do duhej të ishin të negociueshme në terma afatgjatë dhe jo në terma ad-hoc”, thotë Azemi .
Qytetarët kanë reaguar, duke e quajtur shtrenjtimin e energjisë elektrike të papërballueshëm dhe të paarsyeshëm.
Musa Hajdini mbi të 60-at, shprehet se autoritetet kompetente duhet të shikojnë mundësinë për lirimin e energjisë, pasi edhe çmimet aktuale janë shumë të shtrenjta. “Kam dëgjuar se do të shtrenjtohet. Kjo është katastrofë për qytetarët. Ne nuk po jemi në gjendje as faturat që po vijnë t’i përballojmë,” shprehet Hajdini.
Çmimi për çdo kilovat të energjisë elektrike, gjatë ditës kushton 0.7 cent, kurse nga ora 22:00 deri në orën 07:00 kushton 0.3 cent. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje