Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka ripërsëritur se Qeveria e Kosovës është vonuar për ta formuar bordin mbikëqyrës, pa të cilin Ligji për “Trepçën” nuk mund të jetësohet, ndërsa pas mbylljes së konkursit mund të shkojë edhe një muaj për t’u zgjedhur bordi mbikëqyrës. Për pasojë, rënia e prodhimit në “Trepçë” në 6 muajt e parë të këtij viti ka rënë për 30 për qind.
Gjendja në “Trepçë” edhe një vit pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon të jetë e njëjtë, as me AKP-në e as me Qeverinë e Kosovës, e cila ka 80 për qind të aksioneve të saj.
Statuti i “Trepçës” dhe aktet e tjera nuk janë hartuar ende, pasi që Qeveria e Kosovës nuk ka formuar bordin mbikëqyrës, pa të cilin ndërmarrja nuk mund të regjistrohet si shoqëri aksionare sipas ligjit, sepse Statuti i “Trepçës” SHA propozohet nga bordi mbikëqyrës, ndërsa miratohet nga aksionarët pas aprovimit në Kuvendin e Kosovës.
“Trepça” formalisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndonëse nëpërmjet Ligjit për “Trepçën”, të miratuar në tetorin e vitit të kaluar, tri asetet themelore të saj kanë marrë statusin e shoqërisë aksione, shkruan Zëri.
Ligji për “Trepçën” e bën Qeverinë e Kosovës aksionarin kryesor me 80 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër u takon punëtorëve.
“Struktura organizative, kapitali themeltar, menaxhimi dhe çështjet e tjera organizative specifike të ‘Trepçës’ SHA përcaktohen në statutin e shoqërisë aksionare sipas ligjit. Statuti i ‘Trepçës’ SHA propozohet nga bordi mbikëqyrës, miratohet nga aksionarët pas aprovimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në Ligjin për “Trepçën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?