LAJMI I FUNDIT:

Takimi i radhës me palët e interesit

Takimi i radhës me palët e interesit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me qëllim të adresimit të kërkesave dhe shqetësimeve të komunitetit të bizneseve, ka mbajtur sot takimin e rregullt me palët e interesit.

Qëllimi i këtij takimi ishte që përfaqësuesit e bizneseve të njoftohen për së afërmi me të arriturat e deritanishme, me theks të veçantë digjitalizimin e shërbimeve ndaj tatimpagueseve, gjatë periudhës Janar-Nëntor 2017.


Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ju dëshiroj mirëseardhje për përfaqësuesit e bizneseve dhe institucioneve, duke theksuar se takimet e këtij niveli janë të një rëndësie të veçantë, pasi që përmes diskutimit të përbashkët mund të arrijmë t’i kuptojmë nevojat dhe kërkesat e tatimpaguesve. “Ne çdoherë do të kemi në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve kualitative në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, ku deri më tani konsiderojmë se kemi punuar me të gjitha kapacitetet në ofrimin e një infrastrukture në përkrahje të përmbushjes tatimore, si dhe shumë projekte tjera të cilat kanë ndikuar në rritjen e nivelit të të hyrave, në mënyrë vullnetare nga ana e tatimpaguesve. Ashtu siç jeni të informuar, ne edhe gjatë këtij viti jem angazhuar që të reformojmë shërbimet ndaj tatimpaguesve, ku në këtë segment kemi digjitalizuar regjistrimin on-line për TVSh, (rregullorja e brendshme, e cila bën kategorizimin e bizneseve për tu rimbursuar në afat më të shkurt), numrin unik të regjistrimit të bizneseve, vërtetimin on-line për bizneset, parashtrimin e kërkesës për rimbursim on-line”.

Po ashtu, z. Imeri gjatë takimit prezantoj ndër shumë pika të tjera edhe lirimet nga TVSH-ja në importimin e lëndës së parë dhe pajisjet e teknologjisë informative. Për periudhën raportuese janë trajtuar 241 kërkesa, prej tyre janë aprovuar 234.

Ndërsa, gjatë takimit pjesëmarrësit-palët e interesit, kanë diskutuar çështje me interes të cilat i preokupojnë bizneset në Kosovës. Njëherit, u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet të cilat ATK planifikon t’i implementon. Ata po ashtu, theksuan se ngritja e kapaciteteve vepruese, rritja e shërbimeve kualitative ndaj tatimpaguesve, avancimi i sistemit të fiskalizimit dhe bashkëpunimi me institucionet tjera, janë duke treguar trende pozitive.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin zv.Ministri i Tregtisë dhe Industrisë-Faton Thaqi, përfaqësues nga Zyra Kombëtarë e Auditimit, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, Trusti Pensional, Oda Ekonomike Amerikane, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Oda Ekonomike Turke, Oda e Afaristëve të Kosovës, Shoqata e Mullisëve të Kosovës.

ATK i falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë me kohë obligimet tatimore dhe njëkohësisht inkurajon tatimpaguesit që t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet që janë të përcaktuara me ligj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori