Me arritjen në tregun e telekomunikimit në Kosovë më 2007-ën, IPKO-ja është shëndrruar në një operator të fuqishëm dhe konkurrent në telefoninë mobile.
Brenda një dekade, IPKO-ja ka arritur një rritje të jashtëzakonshme biznesore, duke u bërë operatori i dytë mobil në Evropë për nga shpejtësia e rritjes dhe njëkohësisht operatori mëi ri në treg me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Përkundër mjedisit të ashpër konkurrues, IPKO është bërë operatori mëi qëndrueshëmi Telefonisë në Kosovë, përmes depërtimit dhe shtrirjes në tregun e telefonisë mobile, rritjes së të hyrave dhe rritjes së numrit të përdoruesve të telefonisë, që në verën e vitit 2017, ka arritur në 750.000 (750 mijë) përdorues.
IPKO-ja ka transformuar tregun e telefonisë mobile në Kosovë njëherë e përgjithmonë. Kjo, duke ulur çmimet, por njëkohësisht duke rritur nivelin e kualitetit të shërbimeve. Sot qytetarët tanë, përfitojnë nga këto shërbime dhe të gjitha i paguajnë në një faturë të vetme. Për më shumë, IPKO-ja ka thyer edhe kufijtë me vendet fqinje përmes pakove atraktive dhe të përshtatshme të romingut për qytetarët e Kosovës, duke u ofruar një tarifë të vetme dhe pako të internetit mobil për Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi.
“Mision i yni është që të fuqizojmë individët, komunitetet dhe bizneset në Kosovë dhe më gjerë. IPKO mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbime që gjithnjë janë të arritshme, të përshtatshme dhe të përballueshme për tregun tonë. IPKO është një storie e suksesit dhe ne do të vazhdojmë suksesin tonë, duke qenë të përkushtuar dhe besnik ndaj konsumatorëve tanë”, ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO-së.
Përgjatë dhjetë vjetëve në tregun e telefonisë në Kosovë, investimet kapitale të IPKO-së në infrastrukturën e telekomunikimit kanë arritur në 310 milionë euro, duke u bërë investitori i huaj më i madh në vend, gjë që ka kontribuuar edhe në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonimik të Kosovës.
IPKO është kompani që theks të veçantë i vë inovacionit dhe konsumatorëve dhe interesohet për zhvillimin e vendit përmes përgjegjësisësë saj sociale dhe kontributit në zhvillimin e komunitetit. Përgjatë 10 vjetëve, IPKO-ja ka ofruar donacione në fusha tëndryshme si sport, kulturë, arsim, fuqizimin dhe zhvillimin e organizatave vendore dhe fusha të tjera të rëndësishme në Kosovë.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë, duke mbuluar rreth 80 % (përqind) të popullatës në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe