LAJMI I FUNDIT:

Erzin: IPKO për 10 vjet ka investuar mbi 300 milionë euro në Kosovë (Video)

Erzin: IPKO për 10 vjet ka investuar mbi 300 milionë euro në Kosovë (Video)

Kompania IPKO ka mbushur 10 vjet të funksionimit në Kosovë. Ajo mbetet investimi më i madh i huaj deri më tani në vendin tonë, duke investuar miliona euro në telefonin mobile.

Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin ka thënë gjatë një interviste për Telegrafin se si kompani kanë investuar për një dekadë të funksionimit mbi 300 milionë euro.


“Për këto10 vjet IPKO ka investuar më shumë se 300 milionë euro në Kosovë, në infrastrukturën mobile dhe fikse. Kurse në verën e këtij viti, si IPKO kemi arritur të kemi 750 mijë përdorues të shërbimeve mobile. IPKO ka 40 për qind të tregut në Kosovë, ku kemi bërë edhe investime të ndryshme në telefoninë fikse, si dhe kemi rritur numrin e përdoruesve nga 35 mijë në 130 mijë përdorues”, tha ai.

Erzin tha se në vazhdimësi i kushtojnë kujdes të e veçantë marrëdhënies me konsumatorët. “Përgjatë gjatë këtyre 10 vjetëve IPKO e ka ndihmuar komunitetin në sport, shëndetësi, kulturë por me theks të veçantë çështjet që lidhen me fëmijët e Kosovës”, tha ai.

Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin ka treguar se gjatë vitit 2018 do ta kenë fokusin në zgjerimin e rrjetit 4G në tërë territorin e Kosovës. “Jemi duke u përpjekur që të zgjerojmë rrjetin e 4G në tërë territorin e Kosovës, kurse për 5G ajo teknologji po vjen gradualisht edhe në Kosovë”, ka treguar ai.

Ndërkaq sa i përket problemeve nga operatorët ilegal ai ka thënë se ka ende pengesa por që janë me të theksuar te shërbimet fikse.

IPKO feston 10-të vjetorin në tregun e Kosovës
Lexo po ashtu IPKO feston 10-të vjetorin në tregun e Kosovës

“Në telefonin mobile problemet me operatorët ilegal janë më të vogla për shkak se stacionet bazë janë në vendet fqinjë. Por problemi më i madh është me këta operator në shërbimet fikse për shkak se ofrojnë shërbime televizive pa të drejta autoriale”, ka deklaruar Erzin.

Ai ka treguar se për vitin 2018 përveç planeve për zgjerimin e rrjetit 4G në tërë territorin e vendit do të përkrahin projekte të ndryshme.

“Planet për vitin 2018 të IPKO-s janë që të shtrijë rrjetin 4G në tërë territorin e Kosovës. Po ashtu fokus do ta kemi zgjerimin e telefonisë mobile, po ashtu kombinimi i shërbimeve mobile dhe fikse që kanë të bëjë me internet. Do të përkrahim projektet që kanë të bëjnë me investimet në bujqësi”, u shpreh drejtori i IPKO-s Robert Erzin. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar