LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës mban seancë

Kuvendi i Kosovës mban seancë

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare të radhës, ku në rend dite janë 9 pika.

Seanca fillon në ora 10:00.

Rendi i ditës


  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  • Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  • Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
  • Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
  • Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.