LAJMI I FUNDIT:

Policia: Një burrë i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë në aksidentin në Bresalc

Policia: Një burrë i vdekur dhe një grua e lënduar rëndë në aksidentin në Bresalc

Rreth orës 18:00 në fshatin Bresalc të  Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka mbetur i vdekur një burrë, kurse një grua ka pësuar lëndime të rënda.

Lajmin e  ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 13.12.2017 rreth orës 17:55 minuta, në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë është shkaktuar një vet-aksident komunikacioni rrugor me pasoja fatale, ku e përfshirë ka qenë një veture e tipit VW Golf me targa vendore”.


“Deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Si pasoje kësaj përplasje, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, kurse pasagjerja (femër) pëson lëndime te rënda trupore”, ka thënë Hoxha, për Klan Kosova.

Aksident i rëndë në Bresalc të Gjilanit, dyshohet për një të vdekur (Video)
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Bresalc të Gjilanit, dyshohet për një të vdekur (Video)

Ai ka thënë se policia dhe prokurorja kanë dalë në vendin e ngjarjes përderisa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë kompetente policore të trafikut rajonal.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka apeluar dhe fuqishëm vazhdon të apelojë tek të gjithë, në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin nëpër rrugët tona. Drejtuesit e automjeteve të posedojnë pajisje dimërore të parapara sipas ligjit të trafikut”, ka shtuar ai.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të aksidenteve të tilla tragjike me humbje të jetëve njerëzore”, tha Hoxha.