Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij në shtator të këtij viti e deri me tash ka arritur të miratojë vetëm dy nga tetëdhjetetetë ligjet e parapara në agjendën legjislative.
Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, thotë se që nga konstituimi, nuk është parë punë e rregullt në Kuvend.
Artan Murati nga ky institut tha se janë disa arsye se pse ka vonesë kaq të madhe në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve.
“Arseja e parë ka qenë vonesa e konstituimin e Kuvendit. Pastaj, si arsyeja e dytë është edhe zhvillimi i zgjedhjeve lokale në vend, të cilat e kanë paralizuar në njëfarë mënyre punën në Kuvendin e Kosovës, pasi që deputetët kanë qenë në masë të madhe të fokusuar në ndjekjen e aktiviteteve të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Madje, disa nga deputetët kanë qenë kandidatë për kryetarë të komunave në komunat përkatës dhe arsye e tretë mosprocedimi i projektligjeve me kohë nga ana e ekzekutivit”, tha Murati.
Kuvendin e Kosovës që nga nisja e konstituimit të tij, e kanë përcjellë zvarritje të shumta dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se ndër shkaktarëtkryesorë që kanë bërë që të ketë pak ligje të miratuara janë vonesa e konstituimit dhe zgjedhjet komunale.
“Kanë qenë zgjedhjet komunale, [deputetët] duke marrë pjesë, dhe realisht ka ngjarë që Kuvendi një herë në dy javë ka mbajtur seancat. Tash për çdo ditë, disa ditë edhe këto janë arsyet dhe nuk ka arsye të tjera. Nuk ka arritur të punojë dhe natyrisht që nuk punohet bash me rregull dhe si duhet”, tha Kurteshi.
Deputeti Kurteshi është vetëm njëri nga disa deputetët të Kuvendit të Kosovës i cili ka qenë edhe kandidat për kryetar komune.
Megjithatë, ai thekson se edhe pse ka qenë kohë fushate zgjedhore, ka marrë pjesë në shumicën e seancave plenar kur ato janë mbajtur, siç deklaroi ai, për dallim nga disa deputetë të partive politike në pushtet dhe të kabinetit qeveritar.
Kurse, deputeti i pavarur Korab Sejdiu, po ashtu, anëtar i Komisioni për Legjislacion, tha se vonesat e miratimin e ligjeve pas konstituimit të Kuvendit janë të pajustifikueshme.
Ai thotë se si pasojë e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, dhe angazhimit të deputetëve në atë proces, puna në Kuvend ka qenë e vështirë.
“Kuvendi si tërësi nuk ka pasur mundësi të funksionojë dhe nuk janë caktuar takime lidhur me procedimin, jo vetëm të ligjeve, po edhe të çështjeve të tjera, të cilat tash po i shohim të grumbulluara në agjendë. E vërtetë është që pas konstituimit të Kuvendit, kemi pasur këto vonesat që për mendimin tim kanë qenë të paarsyeshme dhe kam drojën që tash do të fillojmë prapë me disa pengesa e vonesa, për arsye se po i afrohemi festave të fundvitit”, tha Sejdiu.
Ligjet që kanë të bëjnë me integrimet evropiane, ato për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit, konsiderohen si më të rëndësishmet që duhet të miratohen nga Kuvendi i Kosovës brenda një periudhe sa më të shpejtë kohor, thonë disa nga deputetët e Kuvendit.
Zbatimi i ligjeve mbetet një nga çështjet kryesore që sfidon institucionet e Kosovës. Procedimi i ligjeve nga Qeveria në Kuvend, dhe miratimi i tyre, sipas organizatave joqeveritare nuk garanton edhe zbatimin e atyre ligjeve. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025