LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Koresë Veriore i ofrohen bisedime “pa parakushte”

SHBA: Koresë Veriore i ofrohen bisedime “pa parakushte”

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, mbrëmë ka ofruar fillimin e bisedimeve me Korenë Veriore “pa parakushte”, duke u tërhequr nga kërkesat e mëparshme që Pheniani së pari duhet ta pranojë tërheqjen nga armatimi atomik, para fillimit të çfarëdo bisedimeve.

Kjo kthesë diplomatike e Tillerson u bë pas vizitës në Korenë Veriore, nga ana e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, që ishte e para në gjashtë vitet e fundit.


Feltman, që është zyrtar i lartë i OKB-së për çështje politike, tha mbrëmë se beson se vizita e tij në Phenian, javën e kaluar, e hapë mundësinë për negociata, megjithëqë zyrtarët e Koresë Veriore nuk e kanë shprehur asnjë përkushtim.

Sekretari Tillerson, në qëndrimin e zbutur amerikan, tha se do të ishte “joreale” të pritet që Pheniani do të ulet në tryezën e negociatave dhe do të jetë i gatshëm për tërheqje nga armatimi, për të cilin ka investuar shumë, transmeton Rel.

“Vetëm të takohemi”, tha Tillerson gjatë fjalimit të tij në Këshillin Atlantik në Uashington, dhe ka shtuar se presidenti amerikan, Donal Trump, e ka mbështetur ndryshimin e pozicionit tij të lidhur me bisedimet me Korenë Veriore.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori