LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Maqedoni, merr pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)

Pacolli në Maqedoni, merr pjesë në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5)

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm po qëndron për vizitë në Maqedoni, ku pritet të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesues i të cilit është Republika e Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm Pacolli sonte ka marrë pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe atë me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Takimi kryesor në mes të Ministrave të Jashtëm të vendeve të kësaj Organizate pritet t’i zhvillojë punimet nesër, ku Ministri Pacolli do t’i adresohet me një fjalim.


Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj 2003 (e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë).

Kjo Organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova.

Që nga themelimi i saj, (A5) ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhduar të SHBA-ve, për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Rutte: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Siguri
Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Lajme
Kalo në kategori