LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti realizoi takim pune në Ambasadën Amerikane

Ali Ahmeti realizoi takim pune në Ambasadën Amerikane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup ka realizuar takim pune me Drejtorin e zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Stejt Departamentin Amerikan, Matthew Palmer, si dhe me ambasadorin Amerikan në Maqedoni, Jess Baily.

Siç bëjnë të ditur nga BDI-ja, Ahmeti dhe Palmer bashkëbiseduan rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon, reformat sistemore, sundimin e së drejtës, marrëdhëniet me fqinjtë si dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.


Ahmeti rikonfirmoi fokusin e BDI-së në reformat sistemore, sundimin e ligjit, rrumbullakësimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth barazisë gjuhësore dhe gjendjes në rajon./Telegrafi/