LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e sigurisë në Kosovë, e qetë dhe stabile

Gjendja e sigurisë në Kosovë, e qetë dhe stabile

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, ka marrë pjesë në takimin e mbyllur me anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Zëvendëskryetarja e komisionit, Ganimete Musli, pas takimit, ka thënë se kanë pasur një takim njoftues me shefin e AKI-së.

Sipas saj, gjendja e sigurisë në vend është normale dhe se nuk ka diçka për t’u shqetësuar.


“Pas shumë peripecive si legjislaturë, tashmë veç kemi filluar një funksionim normal, deri diku normal kisha me thënë. Ky ishte takimi i parë i Komisionit me drejtorin e AIK-ut. Ishte takim i karakterit njoftues, duke marrë parasysh se të gjithë deputetët e Komisionit me përjashtim të zotit Shala, i cili ka qenë më herët kryetar i këtij komisioni, të gjithë përbërja e komisionit jemi për herë të parë pjesë e këtij komisioni. Prandaj sot kemi pasur takim të karakterit njoftues ku edhe ai u njoftua me neve si deputetë dhe ne u njoftuam me të si drejtor. Thjeshtë pak a shumë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Nuk ka pasur raportim konkret, ditët e ardhshme ose javët e ardhshme ne do të ftojmë edhe inspektorin, por do të ftojmë edhe drejtorin sipas nevojës për raportim”, tha Musliu.

E pyetur për gjendjen e sigurisë në vend, ajo tha se gjendja është normale.

“Ajo çka mund të them për qytetarët është që siguria e vendit është në gjendje normale, thjesht nuk ka diçka për të ekzagjeruar. Ky ishte një takim i rregullt dhe thjesht në takimet e ardhshme besoj që do të kemi më shumë me iu thënë. Unë e thashë këtë edhe po besoj që nuk jam sot zëdhënëse e drejtorit të AKI-së, po këtu po paraqitem si zëvendëse kryetare e parë e komisionit”, tha Musliu.

Po ashtu, ka thënë se pret që shpejtë të vije në Kuvend edhe ligji për klasifikim, madje ka sugjeruar që kjo pyetje t’i adresohet Qeverisë dhe jo Kuvendit, pasi sipas saj ligjvënësit janë të thirrur për ti shqyrtuar të gjitha dokumentet, propozimet që vijnë nga Qeveria.

Anëtari tjetër i komisionit, Anton Quni, tha se takimi i sotëm me drejtorin e AKI-së ishte njoftues.

“Ky takim nuk ishte i natyrës së raportimit ishte më shumë i karakterit të njoftimit, do të thotë që anëtarët e komisionit pasi që janë ende anëtarë pa përvojë në këtë fushë, të marrim njohuritë elementare për punën e Agjencinë. Edhe nga drejtori edhe nga anëtarët u shpreh gatishmëria që në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë. Nuk ka pasur specifika lidhur me këtë çështje, do të thotë është biseduar në gjenerale”, tha Quni, transmeton KP.

Në mungesë të kryetares së këtij Komisioni, Donika Kadaj- Bujupi, Komisionin sot e ka drejtuar zëvendësja e parë, Ganimete Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori