Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie kanë marrë pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.
Shefja e zyrës së BE-së, Apostolova me këtë rast tha se janë të gatshëm të mbështesin Planin për drejtësinë për vitin 2018.
“Fokusi do të mbetet në amendamentet e procedurës penale, që kanë të bëjnë me suspendimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të cilët janë të ndëshkuar për veprat penale. Miratimi i ligjit kundër konfliktit të interesit. Miratimi i ligjit për prokurorinë shtetërore, për të forcuar zyrën e Prokurorisë speciale. Miratimi i Ligjit për përgjegjësinë e gjykatëseve dhe ndryshimi i ligjit që ka të bëjë me konfiskimin. Sa i përket suspendimit apo shkarkimit të zyrtarëve publik për korrupsion, do tu rekomandoj fuqimisht që këto ndryshime të jenë të miratuara ndaras. Do të kërkoj një përshpejtim më të shpejtë të zbatimit të kësaj, që të veproj kundër zyrtarëve të korruptuar. Kjo është arritja më e madhe e Kosovës”, tha Apostolova.
Apostolova po ashtu ka folur dhe për arsimin në Kosovë, për të cilin tha se duhet fuqizohet MASHT-i, me qëllim të zbatimit të reformave të duhura dhe se fokusi duhet të jenë në cilësi.
Ndërkaq, ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie tha se duhet të ndërmerren vendime të rëndësishme për reformën e trupave kundër korrupsionit dhe sektorit të drejtësisë.
Ai foli edhe për arsimin në Kosovë, për të cilin tha se duhet të depolitizohet.
“Ka ardhur koha që të kaloj ligji për prokurorinë disiplinor. Ky do të jetë një hap i vazhdueshëm për të siguruar kontrollin e pushtetit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Dhe për të siguruar që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, sepse kjo është e domosdoshme për luftimin e korrupsionit dhe për ndërtimin e besimit të opinionit publik në institucionet e drejtësisë dhe institucionet kosovare. Fundja asnjë rritje e zhvillim ekonomik nuk mund të mendohet pa këtë. Tash duhet që të vazhdojmë me punën tonë të njëmendshme që integrimi në veri të bëhet sa më i përshtatshëm dhe funksional. Kjo nënkupton që stafi të ketë trajnimin e duhur, përkthimi i dokumenteve të bëhet siç duhet dhe të kemi një integrim të njëmend në këtë sektor. Po ashtu duhet të kemi dhe projekte të tjera që ka duhet të vazhdojmë reforma në sektorin e edukimit, ashtu që të rinjtë e Kosovës të marrin vendin e duhur në ekonominë e Kosovës. E para duhet të bëhet depolitizimi i rekrutimit të të gjithë përfshirë dhe drejtorëve të arsimit nëpër komuna”, tha Delawie. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore