LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Avokati i Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, sot shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.

Kjo iniciativë njëkohësisht shënon, të parën herë, në të cilën Avokati i Popullit dhe Organizatat Joqeveritare në bashkëpunim nënshkruajnë një Deklaratë të Përbashkët, me të cilën u bëhet thirrje të gjithë akterëve të pushtetit shtetëror për angazhim të shtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.

Iniciativa ka për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit efektiv për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë.

Me këtë rast do të nënshkruhet  Deklarata e përbashkët e Avokatit të Popullit dhe Organizatave Joqeveritare  si dhe do të organizohet një marsh me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori