Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksmburg, ministri i Financave, Bedri Hamza është takuar ministrin e Bashkëpunimit Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut, Romain Schneider, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Bankës Evropiane për Investime, ku është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ministri Hamza gjatë takimit e njoftoi ministrin Schneider për progresin që ka bërë Kosova në përgjithësi, si dhe për zhvillimin e projekteve në të cilat ka ndihmuar Qeveria e Luksemburgut e që po zhvillohen në Kosovë.
Ai gjithashtu theksoi se ndihma e Luksemburgut në fushën e politikës, diplomacisë dhe posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomike është e mirëseardhur dhe si rezultat i kësaj qytetarët e Republikës së Kosovës po përfitojnë nga të mirat që ofrojnë projektet e financuara nga Qeveria e Luksmburgut.
Ndërsa, ministri i Bashkëpunimit Zhvillimor të Luksemburgut, Romain Schneider është shprehur i lumtur për ndihmën që ka ofruar Qeveria e Luksemburgut, si dhe veçoi se shuma e ndihmës së ofruar nga Qeveria e Luksmburg për Kosovën është më madhja në rajonin e Ballkanit, dhe se kjo ndihmë do të vazhdojmë, sidomos në mbështetjen e fushave të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Sipas një komunikate të MF-së, ministri Bedri Hamza gjithashtu sot u takua edhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Investime, ku gjatë takimit i njoftoi ata për stabilitetin financer në Kosovë, për përgatitjet buxhetore të bëra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, progresin e arritur në projektet e financuara nga Banka Evropiane Investive, si dhe për mundësitë e reja për të investuar në projektet më prioritet për shtetin e Kosovës.
Ndërsa, drejtori Miguel Morgado u shpreh i kënaqur për dinamikën e zhvillimit të projekteve në Kosovë. Kurse sa i përket projekteve të reja, drejtori Morgado tha se Banka Evropiane për Investime është në dispozicion e Kosovës për projektet e reja të cilat identifikohen si prioritet nga ana e Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë