Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku u prezantuan çështjet kryesore të autidimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin dhe ta trajtojnë me seriozitetin më të madh, duke theksuar se situata imponon ndërmarrjen e hapave të duhur në luftën kundër korrupsionit dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në shoqërinë tonë.
Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në eliminimin e korrupsionit.
“Korrupsioni duhet të pasqyrohet në mënyrë reale në të gjitha raportet dhe gjetjet duhet të jenë të paraqitura në mënyrë substanciale”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nëse korrupsionin e luftojmë në mënyrë substanciale, e ndriçojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kërkoi që Qeveria e Kosovës të iniciojë një proces të monitorimit sistematik dhe të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë me kohë rekomandimet e Auditorit. Ai ka vlerësuar punën dhe rezultatet e institucionit që udhëheq dhe ka falënderuar mbështetjen nga donatorët ndërkombëtar përmes projekteve të tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit