LAJMI I FUNDIT:

Dunfort: Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në

Dunfort: Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu.

Gjenerali Dunfort, në letër i shpreh komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira me rastin e Ditë së Forcës.

“Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare”, thuhet në letër.

“Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore”, thuhet më tej.

Dunfort vlerëson përkushtimin e udhëheqjes së FSK-së, duke u shprehur “Më rastin e përvjetorit tuaj ju lavdëroj juve dhe pjesëtarët e FSK në arritjen tuaj në rekrutimin dhe integrimin e 61 serbëve të Kosovës në FSK”.

Gjeneral Joseph F. Dunford është kryetari i 19-të me radhë i Shefave të Shtabit, është oficeri në rangun më të lartë në SHBA, dhe njëkohësisht këshilltar kryesor ushtarak i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.​