LAJMI I FUNDIT:

Për vrasjen e komandant “Drinit”, më 2003 është ngritur aktakuza për Sali Veselin

Për vrasjen e komandant “Drinit”, më 2003 është ngritur aktakuza për Sali Veselin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në deklaratat e saj për vrasjen e komandant Drinit, ka ngatërruar Kadri Veselin me Sali Veselin, i cili është dënuar për vrasjen e komandant Drinit.

Millaku gjatë seancës së djeshme është shprehur se Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”. Ndërsa, gjatë seancës së sotme ajo iu drejtua Veselit se ka pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë.

Millaku: Në vitin 2003 është ngritur aktakuzë ndaj Veselit, për vrasjen e Komandant Drinit
Lexo po ashtu Millaku: Në vitin 2003 është ngritur aktakuzë ndaj Veselit, për vrasjen e Komandant Drinit

Mirëpo, në aktakuzën e përmendur nga Millaku bëhet fjalë për të dënuarin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit.


Veseli ka reaguar ndaj deklaratave të Millakut duke thënë se nuk ka pasur asnjë ftesë nga Prokuroria lidhur me rastin.

Veseli për akuzat rreth vrasjes së Komandant Drinit: Të pabesët flasin çdo gjë, Drinin e kam njohur shumë mirë
Lexo po ashtu Veseli për akuzat rreth vrasjes së Komandant Drinit: Të pabesët flasin çdo gjë, Drinin e kam njohur shumë mirë

Sali Veseli, ish-anëtar i SHP të UÇK-së dhe gjeneral i TMK-së, është dënuar nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prizren për vrasjen e Ekrem Rexha, me 15 vjet heqje lirie, kurse i akuzuari tjetër, Abit Haziraj, ish-pjesëtar i UÇK-së, ishte nga akuza për mungesë dëshmish.

Gjeneral Sali Veseli është arrestuar më 8 maj 2001. /Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori