LAJMI I FUNDIT:

Kurti, Kalludrës: Ndërrojini vendet me prokurorin

Kurti, Kalludrës: Ndërrojini vendet me prokurorin

Albin Kurti akuzoi Beqir Kalludrën se po i bën presion deputetit- dëshmitar Naser Osmani.

Në gjykimin për lotsjellësin në Kuvend, deputeti i akuzuar Albin Kurti reagoi ndaj kryetarit të trupit gjykues Beqir Kalludra, duke thënë se po i bën presion deputetit Naser Osmani.


“Keni bërë shumë trysni në deputetin Osmani sot”, akuzoi Kurti kundrejt Kalludrës. Kurti më tutje e quajti Kalludrën prokuror.

“Ndërrojini vendet se ju jeni prokurori i vërtetë”, shtoi ai. Kalludra tha se ka autorizime që të jetë aktiv, duke theksuar se kryetari i trupit gjykues ka për detyrë që të vërtetohet gjendja faktike.

Albin Kurti tha se kryetari i trupit gjykues nuk duhet të ndërhyjë në pyetjet e prokurorit. “Jo të ndërhyni tek pyetjet e prokurorit, kjo është shkelje ndaj nesh, ne jemi në paraburgim”, reagoi përsëri Kurti.

E gjithë kjo ndodhi kur Kurti filloi t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit Osmani.

Gjyqtari Kalludra kërkoi sot të dijë nga deputeti Osmani se pse ndërroi deklaratat në raport me ato që kishte thënë në polici në vitin 2015.

Kalludra e Kurti kanë pasur edhe më herët debate të ashpra./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori