LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se 80 viteve publikohen imazhet e papara të Bonnie dhe Clyde të mbuluar në gjak (Foto, +18)

Pas më shumë se 80 viteve publikohen imazhet e papara të Bonnie dhe Clyde të mbuluar në gjak (Foto, +18)

Fotografi bardhë e zi të shkrepura në momentet e fundit të jetës së dyshes famëkeqe Bonnie dhe Clyde janë shfaqur këto ditë në internet, ku shihen dhjetëra policë duke u lavdëruar për likuidimin e tyre.

Bonnie dhe Clyde kishin filluar të tmerrojnë Shtetet e Bashkuara me krimet e tyre në vitin 1932, ku pothuajse çdo ditë plaçkitnin banka dhe markete, dhe nuk hezitonin të vrisnin kushdo që u dilte përpara, transmeton Telegrafi.


Me kalimin e viteve ata u bën të famshëm dhe e gjithë Amerika po fliste për ta, derisa autoritetet e rendit nuk pushonin duke i kërkuar për veprat e tyre kriminale.

Edhe pse në disa raste i shpëtuan arrestimit dhe vrasjes, fatit të tyre i erdhi fundit në vitin 1934, kur policia rrethoi veturën e tyre dhe brenda dy minutave shkrepën 107 plumba.

Tani pas më shumë se 80 viteve, janë publikuar imazhet e papara të realizuara në bardhë e zi, ku shihen dyshja duke u puthur, por edhe trupat e tyre të pajetë dhe vetura e vjedhur e bëra vrima nga rafalët e policisë.

Fotografitë e dyshes Bonnie Parker (24) dhe Clyde Barroë (23) janë shfaqur në një galeri arti në Dallas të Teksasit.

Drejtori i galerisë Burt Finger ka deklaruar se asokohe ikona e krimit ishin të famshëm sikurse Billy the Kid, Al Capone dhe mafioz tjerë që edhe sot e kësaj dite mbahen në mend dhe flitet për ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit

Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit

Amerika
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Azia
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Kreu i diplomacisë hungareze: Ukraina nuk duhet të furnizohet më me armë

Kreu i diplomacisë hungareze: Ukraina nuk duhet të furnizohet më me armë

Evropa
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia
Kalo në kategori