Në Shqipëri gratë po denoncojnë përherë e më tepër dhunën në familjet e tyre. Ato kërkojnë divorce në gjykatë dhe urdhëra mbrojtjeje, pas shumë vjet martesë dhe disa fëmijë.
Në materialin e sotëm, po sjellim historinë e Teutës, e cila dhunohet prej shumë vitesh nga i shoqi.
(Emri, mosha dhe zëri i saj janë ndryshuar për arsye sigurie).
Teuta 48 vjeçare, nënë e 5 fëmijëve, sapo ka ardhur nga gjykata, ku kërkoi divorcin me bashkëshortin e dhunshëm pas 30 vjet martesë të vështirë.
Emri dhe mosha e saj mund të mos jenë të vërteta, por dhuna që ajo pëson rregullisht në familje është një dëshmi e dhimbshme e asaj çfarë ndodh çdo ditë prapa mureve të privacisë së familjeve shqiptare.
“Burri më shante e më godiste vazhdimisht. Ai më ndiqte me thikë derisa largohesha nga shtëpia, në një rast tjetër u përpoq të më shtynte të bija në rrymë elektrike, madje edhe më ka kërkcënuar se do të hidhte nga dritarja, duke hapur kanatine saj. Nuk duroj dot më dhe aq sa kam duruar dhe e kam fshehur dhunën e për shumë vite, e kam bërë vetëm për fëmijët, që të rriteshin ata”, tha Teuta.
Bashkëshorti i alkoolizuar e nisi dhunën fizike dhe psikologjike pas dhjetë vjetëve të para të martesës.
Teuta duroi dhe e fshehu këtë dhunë mbi 20 vjet, me shpresën se ai do të përmirësohej, por 5 vjetët e fundit dhuna u bë e padurueshme dhe e rrezikshme për jetën e saj.
Atëherë ajo kërkoi divorcin në gjykatë dhe ndihmën e Qendrës Komunitare “Sot për të Ardhmen”.
Psikologë të saj e shoqërojnë kudo, ndërsa Teuta merr mjekime të ndryshme pas dhunës dhe ankthit që pëson prej afro dy dekadash.
Teuta thotë se tani nuk mban ansjë shpresë që martesa e saj mund të shpëtohet, ndaj kërkon divorcin nga dhunuesi i saj i alkoolizuar, i cili rriti edhe fëmijët në një mjedis dhune, sharjesh, pasigurie e rreziqesh, pasi edhe ai është i sëmurë rëndë nga organet e shkatërruar nga pija dhe merr një grusht ilace, që i gjen me vështirësi ngaqë nuk punon.
Në qendrën komunitare “Sot për të ardhmen”, ekspertet pohojnë se megjithëqë drama e Teutës është shokuese, ky është një rast, që mund të konsiderohet i lehtë në krahasim me dhjetëra gra e vajza të tjera, që kërkojnë aty ndihmë në kushte disa herë më të rënda.
Aktualisht gjatë këtij viti janë bërë 3600 denoncime, 2000 kërkesa për urdhëra mbrojtje dhe 14 gra kanë humbur jetën vetëm nga dhuna në familje.
“Rasti i Teutës është vetëm njëra prej qindra ngjarjeve, që dëgjojnë dhe ndihmojnë organizatat e shoqërisë civile si Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”. Përditë denoncimet shtohen në Tiranë, Durrës, Lezhë e gjithë qytetet ku ka qendra sociale” – tha Fabiola Egro, drejtuese e Qendrës.
Pas divorcit nga babai i dhunshëm i 5 fëmijëve të saj, Teuta nuk ka asnjë plan për të ardhmen e vet, por vetëm të shkojë sa më larg njeriut, që i ka rrezikuar jetën disa herë, pasi e fyen dhe e godet për vite me radhë.
Pas këtij vendimi, ajo është sërish në rrugë të madhe, pa strehë, pa mbrojtje, pa punë, pa të ardhura dhe pa sigurinë për jetën, që duhej t’i jepte një familje aq e madhe, të cilës ajo vetë i dha jetë nga e vetja për 3 dekada. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit