LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Mbështesim luftën kundër drogës dhe korrupsionit

Mogherini: Mbështesim luftën kundër drogës dhe korrupsionit

Kryeministri Edi Rama është takuar me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.

Në deklaratën e përbashkët për mediat, ajo tha se Shqipëria ka bërë punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi dhe luftën kundër drogës dhe korrupsionit.

“Është një kënaqësi për mua të mirëpres përsëri kryeministri Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Në lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE., Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Mogherini.


Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehu besimin se rezultate edhe më të mirë do të vijnë për Shqipërinë në muajt e ardhshëm, duke shpresuar në një rezultat pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

“Veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjitha përpjekejve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurtë që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm”, është shprehur Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori