LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë deputetët pa imunitet e fillojnë rrugën pa kthim!

Gjashtë deputetët pa imunitet e fillojnë rrugën pa kthim!

Deputetët e dyshuar për ndihmë të huliganëve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski sot do të duhet të shfaqen në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të filluar betejën për fajësinë e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi i Maqedonisë, ditën e premte ju mori mandatin e deputetit dhe ndërkohë ata duhet të flasin para gjykatësit për të treguar të vërtetën e tyre rreth ditës së përgjakshme ku ata ngarkohen si ndihmues të huliganëve që dhunuan deputetët e shumicës së tanishme parlamentare.

Gjykatësi i procedurës paraprake duhet të vendos për fatin e tyre ndërsa ”shokët” e tyre tashmë vuajn dënimin me paraburgim për lëndën që ngarkohen ”cënim i rendit kushtetues dhe institucioneve”. /Telegrafi/