LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Vetëvendosje do ta kundërshtojë versionin aktual të demarkacionit nëse sillet në Kuvend

Selimi: Vetëvendosje do ta kundërshtojë versionin aktual të demarkacionit nëse sillet në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar lidhur me masat që do të ndërmarrë Vetëvendosje për mos ratifikim të versionit aktual të Demarkacionit, nëse i njëjti shkon për miratim në Kuvend.

Selimi bëri të ditur se sa i përket versionit aktual të demarkacionin, Vetëvendosje ruan të njëjtat qëndrime.

“Ajo që duhet të dijë opinioni është që Lëvizja Vetëvendosje i ka të njëjtat qëndrime për Demarkacionin për versionin aktual, për versionin e Thaçit”, pohoi ai.


Në anën tjetër, Selimi i pyetur nga Gazeta Blic për një përdorim të mundshëm të gazit lotsjellës, si masë kundërshtuese për këtë marrëveshje tha se tashmë, nuk ka nevojë për veprime të tilla sepse Vetëvendosje i ka sofistikuar mjetet.

“Në mandatin e kaluar kemi përdorur mjete të tjera në mungesë të mjeteve që i kemi sot, ne i kemi sofistikuar mjetet tashmë nuk jemi 16 deputetë, por 32 deputetë, nuk ka nevojë për pengesa tjera, sepse ne do ta pengojmë me votë dhe do të jetë e mjaftueshme”, shtoi deputeti i Vetëvendosjes.

Vetëvendosje është e bindur se komisioni për shënjimin e kufijve në krye me Shpejtim Bulliqin do të sjell të gjetura të reja, me anë të të cilave sipas tyre Kosova nuk do të humb territor.

‘”Të gjeturat që do të sjell komisioni i ri ne i kemi ditur edhe më herët, marrëveshja është e padrejtë dhe e dëmton Kosovën, nuk kemi nevojë për protesta, sepse i kemi 32 deputetë”, përfundoi Selimi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e nesërme do ta shqyrtoj projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në ketë mbledhje do të diskutohet edhe raporti i ish- komisionit të kaluar shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, qe udhëhiqe nga ana e Murat Mehës. /GazetaBlic/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori