Aktorja amerikane, Meghan Markle, nuk do të jetë më pjesë e serialit të popullarizuar televiziv, “Suits”. Diçka e tillë ishte e pritshme qëkur u mor vesh se ajo është fejuar me princin Harry.
Producenti kreativ i “Suits”, Aaron Korsh, gjatë një interviste për Radio 4 ka thënë se ai dhe ekipi i serialit e kishin ditur që para një viti se lidhja e tyre ishte serioze.
“Në njëfarë mënyrë morëm vendim që të mos e pyesim se çfarë planifikonte… Vendosëm që të mos rrezikonim duke qenë se çifti është i dashuruar dhe kjo lidhje do te jetë e suksesshme”, ka thënë ai.
Në këtë mënyrë, ata kishin nisur edhe t’i bënin planet rreth largimit të Meghan nga seriali, ku kishte qëndruar për shtatë sezone.
“Është shumë më lehtë ta planifikojmë se si do të ndodhë, sesa të planifikonim se do të qëndronte me ne deri në fund dhe pastaj të befasoheshim. Ndërsa mënyra e vetme për të hequr dorë nga një aktore e tillë është që në skenar të shkruash se e ka goditur autobusi apo diçka të ngjashme”, ka deklaruar Korsh.
Kujtojmë që vetëm një ditë pas lajmit për fejesën e Markle me princin Harry, USA Network raportoi se aktorja do të largohej nga seriali.
Meghan ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes në ditët e fundit, sidomos për disa xhirime erotike që kanë qenë pjesë e serialit “Suits”, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme në Britani të Madhe, pasi është fjala për të renë e ardhshme të familjes mbretërore. .
Videoja erotike është publikuar në PornHub nga fansat e serialit “Suits” dhe deri më tani është shikuar mbi 311 mijë herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit
"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron