Faza e ardhshme e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të jetë proces mjaft i rëndësishëm për vendin dhe për përfaqësimin e Kosovës, platformën dhe qasjen në këtë proces, do të jetë i nevojshëm konsensusi i të gjithë faktorëve politikë, vlerësojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe të partive opozitare në Kosovë.
Por, ata kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me fazën përgatitore, që ndërlidhet me fazën e ardhshme të dialogut.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se lidhur me krijimin e ekipit përgatitor për fazën e ardhshme të dialogut, ekzekutivi është në kontakt të përhershëm me institucionet tjera të vendit.
Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se formimi i një ekipi të tillë pritet së shpejti.
Sipas tij, fazës së re të dialogut, Kosova do t’i qaset me një konsensus kombëtar.
“Sa i përket çështjeve vitale të interesit nacional, Kosova asnjëherë nuk ka pasur problem për përfaqësim dhe sigurisht që në afat optimal do të ndërtohet një ekip i përbashkët i të gjitha institucioneve. Do të ndërtohet një konsensus kombëtar, përkatësisht një platformë unike e të gjitha institucioneve, me të cilën do të rifillojë dialogu. Në këtë sens, dua të them që institucionet e Kosovës, praktikisht, në mënyrë të heshtur, por të sigurt, kanë konsensus të plotë”, tha Matoshi.
Pavarësisht se Presidenti i Kosovës tash e disa muaj ka paralajmëruar nevojën për e krijimin të një ekipi gjithëpërfshirës të spektrit politik për fazën e ardhshme të dialogut, i cili është quajtur edhe si “Ekip i Unitetit”, ende nuk ka indikacione se një ekip i tillë është në fillet e formimit.
Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ministër në Qeverinë e kaluar që udhëhiqej nga Isa Mustafa, ka theksuar se në rast se do të ketë ndonjë nismë për krijimin e një Ekipi të Unitetit për dialogun me Serbinë, LDK-ja do ta shqyrtonte një nismë të tillë dhe më pas do të merrte vendimin për pjesëmarrje në të ose jo.
“Pra, ne nuk kemi pa as nuk kemi pasur, asnjë përpjekje serioze, as të Presidentit, por as të Qeverisë, që vërtetë të merren me këto çështje të rëndësisë së madhe, përpos fakti që Presidenti dëshiron që ai të luaj rolin kryesor në këtë çështje, duke anashkaluar plotësisht Kuvendin dhe Qeverinë”.
Gecaj ka shtuar se për një Ekip të Unitetit për fazën përfundimtare të dialogut, duhet të ketë diskutime paraprake, sepse ai nuk mund të imponohet. Sipas tij, një Ekip i Unitetit ishte krijuar para më shumë se një dekade, për bisedimet për statusin final të Kosovës, për shkak se vendi ende nuk ishte i njohur ndërkombëtarisht si shtet.
“Sot, ne jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk kemi nevojë që të kemi ‘Grup Uniteti’. Uniteti krijohet në Kuvend, ndërsa Qeveria duhet ta udhëheqë dialogun. Jo Presidenti, i cili nuk i përgjigjet Kuvendit dhe i cili nuk ka të bëjë fare me zbatimin e çfarëdo marrëveshjeje, e cila do të arrihej në Bruksel. Pra, nëse do të ketë dialog, posaçërisht nëse do të hyjmë në fazën përfundimtare të dialogut, atëherë kjo duhet të koordinohet me të gjitha partitë politike. Deri më tash, unë nuk e di që ka pasur ndonjë koordinim të tillë dhe kjo nuk mund të imponohet as nga Presidenti i Republikës, por unë besoj që as nga Brukseli, gjithashtu”.
Në anën tjetër, Matoshi thekson se qasja e Qeverisë ndaj fazës së ardhshme të dialogut është mjaft serioze. Sipas tij, marrë parasysh që faza e fundit e dialogut duhet të përmbyllet me njohjen reciproke të vendeve, si dhe duhet përcaktohen në mënyrë të qartë afatet e marrëveshjeve, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.
“Kosova është në një rrugëtim trepalësh: integrime në BE, integrime në NATO dhe në marrëdhënie dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fundja, pa përfshirjen e amerikanëve në dialog, dyshojmë që do të mund të ketë rezultate të ndjeshme në këtë drejtim”, thekson Matoshi.
Në takimin, më 17 nëntor në Bruksel, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të riformatohet, të afatizohet dhe të përfundojë me një rezultat konkret, të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje